Skip to content

Faturat e papaguara me WhatsApp ​

send_unpaid_invoices_whatsapp · Borxhet dhe faturat e hapura · Shkrim në Finabit

Ia dërgon klientit me WhatsApp raportin e faturave të papaguara si PDF, me numrin WhatsApp Business të kompanisë, ose përgatit për secilin klient lidhjen WhatsApp me tekstin dhe PDF-në.

Kur përdoret

Kur do ta kujtosh klientin për borxhin në WhatsApp. Shih Faturat e papaguara me WhatsApp.

Shkrim në Finabit

Kjo veglë ndryshon të dhëna në Finabit. Asistenti duhet të ta tregojë çka do të bëjë dhe të presë "po"-në tënde. Vepron me të drejtat e përdoruesit tënd në Finabit.

Shembull nga ChatGPT ​

Shembull: Dërgoja me WhatsApp faturat e papaguara klientit Beta Market.

Foto reale nga ChatGPT me Finabit AI, në kompaninë test.

Si ta pyesësh ​

  • "Dërgoja me WhatsApp faturat e papaguara klientit Beta Market."
  • "Përgatit lidhjet WhatsApp për klientët që na detyrohen mbi 60 ditë."

Asistenti e zgjedh vetë këtë veglë. Mund ta kërkosh edhe me emër: "përdor send_unpaid_invoices_whatsapp".

Thirrja ​

Kështu e thërret asistenti veglën për pyetjen e parë:

json
{
  "name": "send_unpaid_invoices_whatsapp",
  "arguments": {
    "partner_id": 1203
  }
}

Parametrat ​

ParametriLlojiDuhetPërshkrimiStandard / vlerat
partner_idslistëjoDisa klientë njëherësh (deri në 25).
partner_idnumërjoID e partnerit në Finabit (nga get_customer, get_vendor ose find_partner).
test_phonetekstjoNumër prove: çdo mesazh shkon aty në vend të marrësit.
texttekstjoTeksti i mesazhit WhatsApp. @PARTNER, @DEBT, @COUNT, @LINK dhe @COMPANY plotësohen për secilin.
to_datetekstjoData e mbarimit YYYY-MM-DD (përfshihet).
viatekstjoWhatsApp: auto (numri WhatsApp Business i kompanisë kur e ka, përndryshe lidhja), api ose link.auto
previewpo/jojotrue = vetëm e përgatit dhe e tregon, nuk dërgon asgjë.false
country_codetekstjoPrefiksi i shtetit për numrat lokalë, p.sh. 383.383
link_daysnumërjoSa ditë vlen lidhja e PDF-së.7
resendpo/jojotrue = e dërgon përsëri edhe kur është dërguar brenda afatit të kompanisë, pasi ta ketë thënë asistenti dhe ti ke pranuar.false
sentpo/jojotrue = regjistron në historik mesazhet që i dërgove vetë me lidhjet WhatsApp.false
pay_linkpo/jojotrue = mesazhi e merr linkun Paguaj tani; false = pa link. Pa të vlen cilësimi i kompanisë.
execution_idtekstjoID e ekzekutimit të skill-it (nga list_skill_executions ose start_skill_execution).
companytekstjoKompania (emri i tenant-it, si e tregon get_context) ku punon thirrja. Duhet kur lidhja ka më shumë se një kompani.

Përgjigjja ​

Asistenti e dërgon raportin te numri i klientit, ose të jep lidhjen WhatsApp me tekstin dhe PDF-në për ta dërguar vetë.

Shënime ​

  • Disa klientë dërgohen në një thirrje (deri në 25).
  • Pa numër në kartelën e klientit del NO_PHONE.
  • Kur klientit i është dërguar raporti brenda afatit të kompanisë, asistenti ta thotë dhe e dërgon përsëri vetëm pas "po"-së tënde.
  • Mesazhet e dërguara regjistrohen te Historiku i komunikimeve.
  • Kur pagesat online janë aktive, mesazhi e merr linkun Paguaj tani sipas cilësimit të kompanisë; me "pa linkun e pagesës" dërgohet pa të. Shih Paguaj tani.

Finabit AI · Zhvilluar dhe mirëmbajtur nga Terabit