Skip to content

Faturat e papaguara me WhatsApp ​

Asistenti ua dërgon klientëve raportin e faturave të papaguara me WhatsApp: një tekst i shkurtër dhe raporti PDF. Numri merret nga kartela e klientit (Tel1, përndryshe Tel2). Numrat lokalë si 044 123 456 kthehen vetë në +383 44 123 456.

Ka dy mënyra:

MënyraSi dërgohetÇka duhet
Me numrin WhatsApp Business të kompanisëAsistenti e dërgon vetë, menjëherëKonfigurimi një herë te paneli (më poshtë)
Me lidhjeAsistenti përgatit për çdo klient një lidhje wa.me me tekstin; e hap ti në telefon ose në WhatsApp Web, ose asistenti me shfletuesAsgjë

Pa konfigurim përdoret mënyra me lidhje.

Video: faturat e papaguara me WhatsApp ​

Videoja (0:59) tregon listën e klientëve me borxhe dhe dërgimin e raportit të faturave të papaguara një klienti me WhatsApp, me mënyrën me lidhje.

Pyete asistentin ​

Ma trego listën e klientëve me borxh mbi 30 ditë.
Dërgoja raportin me WhatsApp klientëve 2414 dhe 731.
Dërgoja raportin me WhatsApp, por së pari te numri im testues +383 44 000 000.
Dërgoja me WhatsApp me tekstin: Përshëndetje @PARTNER, borxhi juaj është @DEBT €.

Në tekst mund të përdorësh @PARTNER (klienti), @DEBT (borxhi), @COUNT (numri i faturave), @COMPANY (kompania) dhe @LINK (lidhja e raportit).

Me numrin testues të gjitha mesazhet shkojnë te ai numër. Kartelat e klientëve nuk ndryshojnë, dhe dërgimi testues nuk shënohet në historikun e klientit.

Çdo dërgim shënohet te Historiku i komunikimeve. Nëse klienti e ka marrë raportin brenda 7 ditëve, asistenti të pyet para se ta dërgojë përsëri.

Numri WhatsApp Business i kompanisë ​

Konfigurimi bëhet një herë, nga administratori i kompanisë.

1. Te Meta ​

  1. Hyr te developers.facebook.com, krijo një aplikacion të llojit Business dhe shto produktin WhatsApp.

  2. Te WhatsApp › API Setup lidhe numrin e telefonit të kompanisë. Merre Phone number ID.

  3. Te Business Settings › System users krijo një përdorues sistemi dhe gjenero një token të përhershëm me lejet whatsapp_business_messaging dhe whatsapp_business_management.

  4. Te WhatsApp Manager › Message templates krijo një template:

    • Kategoria: Utility

    • Gjuha: Albanian (sq)

    • Header: Document

    • Body, p.sh.:

      Përshëndetje {{1}}, keni {{2}} fatura të papaguara, gjithsej {{3}} €. Raporti është bashkëngjitur.

    Prit derisa Meta ta aprovojë.

Pa template

Pa template WhatsApp e dorëzon mesazhin vetëm brenda 24 orëve nga mesazhi i fundit që klienti i ka shkruar kompanisë. Për kujtesat e borxheve përdor template.

2. Te paneli Finabit ​

  1. Në ChatGPT ose Claude shkruaj Hap panelin Finabit dhe zgjidh skedën Njoftimet.
  2. Te seksioni WhatsApp i kompanisë plotëso:
FushaÇka shkruan
Phone number IDNumri ID nga Meta
Access tokenToken-i i përhershëm
TemplateEmri i template-it, p.sh. faturat_e_papaguara
Gjuha e template-itsq
Vlerat e template-itRenditja e {{1}}, {{2}}, {{3}}: partner, count, debt
  1. Kliko Ruaj WhatsApp-in. Finabit e kontrollon numrin te Meta dhe tregon numrin e lidhur.

Vlerat që mund të vendosen te template-i: partner (klienti), count (numri i faturave), debt (borxhi), company (kompania), date (data e raportit).

Token-i

Token-i ruhet i enkriptuar dhe nuk shfaqet më. Mos e shkruaj kurrë në bisedë me asistentin; vendose vetëm te paneli. Për të ndryshuar vetëm template-in, lëre fushën e token-it bosh.

Për ta hequr numrin kliko Hiq. Pas heqjes WhatsApp përgatitet sërish me lidhje.

Kur nuk dërgohet ​

MesazhiÇka do të thotë
Pa numër telefoniKartela e klientit nuk ka Tel1 / Tel2 të vlefshëm. Plotësoje kartelën.
Jashtë 24 orëveMungon template-i: vendose te paneli.
Token-i nuk pranohetToken-i ka skaduar ose s'ka leje. Vendos një token të ri te paneli.
Template-i nuk gjendetEmri ose gjuha nuk përputhen me template-in e aprovuar te Meta.
Numri i vlerave nuk përputhetTemplate-i ka tjetër numër {{…}} nga ai te "Vlerat e template-it".

Finabit AI · Zhvilluar dhe mirëmbajtur nga Terabit