Skip to content

Paguaj tani: pagesat online ​

Me Paguaj tani klienti e paguan borxhin online. Ai merr një link; faqja e linkut tregon faturat e hapura dhe shumën, dhe klienti paguan me kartelë ose me transfertë bankare me referencën që i shfaqet. Shuma merret nga Finabit, njësoj si te raporti i faturave të papaguara.

Linku shkon te klienti në tri mënyra:

MënyraSi
Me rikujtesën për faturat e papaguaraRaporti me e-mail ose me WhatsApp e merr linkun vetë
Me e-mail-in e faturësFatura që i dërgohet klientit e merr linkun vetë
VetëAsistenti ta krijon linkun dhe ti ia dërgon klientit (Viber, SMS, telefon)

Aktivizimi ​

Pagesat online i aktivizon kush ka të drejtën për administrimin e të drejtave të roleve në Finabit. Pyete asistentin:

Aktivizo pagesat online me transfertë bankare në IBAN XK05 1212 0123 4567 8906, përfituesi Demo Shpk.
Shtoje linkun Paguaj tani te rikujtesat për faturat e papaguara dhe te e-mail-i i faturës.
Linku të vlejë 15 ditë.
Lejo pagesat e pjesshme nga 20 €.

Asistenti ta tregon cilësimin e ri dhe e ruan pas "po"-së tënde. Ndryshohet vetëm ajo që kërkon.

CilësimiÇka bën
Pagesat onlineNdezur ose fikur. Të fikura: asnjë link nuk krijohet, as te rikujtesat.
MënyraTransfertë bankare (IBAN dhe referenca) ose kartelë përmes ofruesit të pagesave të kompanisë
Linku te rikujtesatRaporti i faturave të papaguara e merr linkun
Linku te e-mail-i i faturësFatura me e-mail e merr linkun
VlefshmëriaSa ditë punon linku (standard 30)
Pagesat e pjesshmeKlienti e shkruan vetë shumën, nga minimumi që cakton ti deri te i gjithë borxhi

Çelësat e ofruesit të pagesave me kartelë i shënon administratori në Finabit Web.

Linku për një klient ​

Më krijo një link pagese për Beta Market.
Linku i pagesës për Alfa Trade vetëm për faturën SH-00451.
Beta Market do të paguajë sot 500 €, ma krijo linkun.

Asistenti ta jep linkun, shumën, faturat, referencën dhe datën deri kur vlen. Kur klienti ka tashmë një link të hapur për të njëjtën shumë, ta jep po atë.

Te dërgimi i rikujtesave dhe i faturave, linku shtohet sipas cilësimit të kompanisë. Për një dërgim të vetëm mund ta thuash vetë:

Dërgoja faturën SH-00451 klientit, me linkun e pagesës.
Dërgoja raportin e borxhit Beta Market-it pa linkun e pagesës.

Pagesat e ardhura ​

Cilat linqe pagese u janë dërguar klientëve këtë muaj?
Cilat pagesa online janë paguar por ende nuk janë regjistruar në Finabit?

Pagesa e ardhur regjistrohet si arkëtim në bankë dhe lidhet me linkun, që të mos dalë më te pagesat për t'u regjistruar:

Pagesa e Beta Market erdhi në bankë, regjistroje dhe mbylle linkun.

Asistenti e regjistron arkëtimin për klientin dhe faturat e linkut, pastaj e shënon linkun të paguar. Te transferta bankare linku bëhet i paguar në këtë mënyrë, kur paratë shihen në bankë.

Me pagesë të pjesshme linku mbyllet me shumën e paguar; pjesa tjetër mbetet borxh dhe merr link të ri pasi të regjistrohet arkëtimi.

Anulimi ​

Anuloje linkun e pagesës për Alfa Trade.

Linku i anuluar nuk punon më. Linku i paguar nuk anulohet.

Veglat ​

Finabit AI · Zhvilluar dhe mirëmbajtur nga Terabit