Skip to content

Anulimi i dokumenteve dhe aprovimet ​

Asistenti mund të anulojë një dokument të futur gabimisht. Anulimi është i njëjtë me Fshij në Finabit kur kompania e ka të ndezur Fshirja me Anulim: dokumenti merr tipin 0, nuk llogaritet më në raporte dhe kontabilitet, dhe del te lista Anulimet. Asistenti nuk e fshin kurrë një dokument. Përjashtim janë urdhëresat manuale, që nuk kanë Anulimet: ato fshihen, shih Fshirja e urdhëresave manuale.

Pyete asistentin ​

Anuloje ofertën OF-00052, klienti hoqi dorë.
Fatura SH-00450 është futur dy herë, anuloje.

Asistenti ta tregon fillimisht dokumentin (numri, partneri, data, shuma) dhe arsyen. Pa arsye nuk anulohet. Anulon vetëm pasi të thuash "po".

Çka anulohet ​

Kompania vendos për cilat tipe dokumentesh lejohet anulimi përmes asistentit. Si parazgjedhje anulimi është i ndaluar për të gjitha tipet; administratori i Finabit-it e lejon për tipet që i zgjedh kompania (p.sh. faturat e shitjes, profaturat dhe ofertat).

Cilat dokumente mund t'i anuloj përmes asistentit?

Edhe kur tipi lejohet, nuk anulohen:

Nuk anulohetÇka përdoret
Pagesat e arkës dhe bankësHeqja e pagesës (void_payment)
Dokumentet e fiskalizuaraStornimi (storno_document)
Urdhëresat manuale, pagat, kompensimet, regjistrimi i stokut me tepricat dhe mungesatProceset e tyre në Finabit
Dokumenti që ka pagesa të lidhuraHiqen pagesat së pari
Dokumenti "E Mbyllur" ose në periudhë të mbyllur
Fletëporosia nga e cila janë krijuar dokumente

Duhet e drejta Fshi te forma e dokumentit në Finabit. Nëse kompania nuk e ka Fshirja me Anulim, asistenti nuk anulon dhe sugjeron stornimin.

Anulimi me aprovim ​

Te përdoruesit që në Finabit kanë të ndezur Fshirje me autorizim, asistenti nuk anulon vetë. Ai dërgon një kërkesë për anulim te aprovuesit, dhe dokumenti mbetet i paprekur derisa një aprovues të vendosë.

  1. Përdoruesi i kërkon asistentit të anulojë dokumentin, me arsyen.

  2. Asistenti krijon kërkesën. Aprovuesit që e kanë aktivizuar njoftimin Kërkesë për anulim marrin mesazh.

  3. Një aprovues (përdorues Autorizues në Finabit) i thotë asistentit:

    Cilat kërkesa për anulim janë në pritje?
    Aprovo kërkesën apr_3f9c21a4b7d0.
    Refuzo kërkesën apr_3f9c21a4b7d0, fatura është në rregull.
  4. Kur aprovohet, emri i aprovuesit vuloset në dokument, njësoj si Autorizo për Fshirje në Finabit, dhe dokumenti anulohet. Kur refuzohet, dokumenti mbetet si është.

  5. Kërkuesi e sheh vendimin te kërkesat e tij dhe, kur e ka aktivizuar njoftimin Vendim për kërkesën, merr mesazh.

Kërkesën nuk e aprovon dot vetë kërkuesi, edhe kur është aprovues. Nëse dokumenti është autorizuar më parë me Autorizo për Fshirje në Finabit, asistenti e anulon pa kërkesë të re.

Përdoruesit pa Fshirje me autorizim anulojnë direkt, pas konfirmimit. Cilët përdorues kërkojnë aprovim dhe kush është aprovues e cakton administratori te përdoruesit e Finabit-it.

Proceset bëhen me run_action: void_document, list_approvals dhe decide_approval.

Fshirja e urdhëresave manuale ​

Fshije urdhëresën manuale 152, është regjistruar dy herë.

Urdhëresa manuale nuk ka Anulimet në Finabit, prandaj asistenti e fshin njësoj si Fshij te lista Urdhëresat: urdhëresa dhe rreshtat e saj hiqen nga kontabiliteti. Para fshirjes asistenti ta tregon urdhëresën me rreshtat dhe arsyen, dhe e fshin vetëm pas "po"-së.

  • Fshihen vetëm urdhëresat manuale. Urdhëresat që i krijojnë dokumentet, pagat ose mjetet themelore korrigjohen te dokumenti ose procesi i tyre. Urdhëresa e gjendjes fillestare nuk fshihet përmes asistentit.
  • Lejohet kur kompania e ka lejuar tipin Urdhëresë Manuale te tipet e dokumenteve.
  • Duhet e drejta Fshi te Urdhëresa, urdhëresa jo "E Mbyllur" dhe periudha e hapur.
  • Te përdoruesit me Fshirje me autorizim krijohet kërkesë, dhe urdhëresa fshihet pasi ta aprovojë një aprovues, njësoj si anulimi i dokumenteve.
  • Rreshtat e urdhëresës së fshirë ruhen te kërkesa. I sheh me "Më trego urdhëresat e fshira nga asistenti", dhe urdhëresa mund të regjistrohet sërish nëse është fshirë gabimisht.

Për të ndryshuar urdhëresën pa e fshirë (shumat, kontot, përshkrimin ose datën) përdoret save_manual_journal me numrin e urdhëresës. Shih Urdhëresat manuale.

Njoftimet ​

Te paneli (Paneli dhe njoftimet) mund të aktivizosh:

NjoftimiKush e merr
Kërkesë për anulim (approval.requested)Aprovuesit, kur dikush kërkon anulim ose fshirjen e urdhëresës
Vendim për kërkesën (approval.decided)Kërkuesi, kur kërkesa aprovohet ose refuzohet
Dokument i anuluar nga Finabit AI (document.voided)Kushdo që e aktivizon: çdo anulim ose fshirje urdhërese përmes asistentit, me arsyen dhe aprovuesin

Dërgohen me email, Telegram, WhatsApp ose në Make / n8n / Zapier.

Ku shihet anulimi ​

  • Anulimet në Finabit: dokumenti i anuluar, me tipin e mëparshëm.
  • Shënimi i dokumentit fillon me [Finabit AI] Anuluar: dhe arsyen, dhe kur ka aprovim edhe kush e kërkoi dhe kush e aprovoi.
  • Auditimi i dokumentit: veprimet e asistentit kanë Burimi: Finabit AI. Shih Çka ka regjistruar asistenti.

Finabit AI · Zhvilluar dhe mirëmbajtur nga Terabit