Pamja
Lidhja me ChatGPT
Adresa e Finabit AI:
https://mcp.finabit.com/mcpHapat
- Hape ChatGPT në shfletues (chatgpt.com) ose në aplikacionin desktop.
- Shko te Settings → Apps & Connectors (te disa llogari quhet Connectors).
- Te Advanced settings aktivizo Developer mode, nëse llogaria jote e kërkon. Në llogaritë Business/Enterprise këtë e aktivizon administratori i ChatGPT-së.
- Kliko Create (ose Add custom connector) dhe plotëso:
- Name:
Finabit AI - MCP Server URL:
https://mcp.finabit.com/mcp - Authentication:
OAuth
- Name:
- Ruaje. ChatGPT hap faqen e hyrjes së Finabit AI.
- Hyr me kompaninë, përdoruesin dhe fjalëkalimin e Finabit. Hapat e detajuar janë te Hyrja dhe aprovimi.
- Pasi administratori të aprovon, lidhu sërish. Në një bisedë të re zgjidhe konektorin (te + ose Tools) dhe pyet.
Emrat e menyve
OpenAI i ndryshon herë pas here emrat e menyve. Nëse nuk e gjen saktë, kërko "connector" ose "MCP" te cilësimet e ChatGPT-së.
Paneli Finabit
Në ChatGPT, Finabit AI ka edhe një panel interaktiv me raporte, dokumente, pagesa dhe njoftime. Thuaj "hape panelin e Finabit". Shih Paneli dhe njoftimet.
Pas përditësimit të Finabit AI
Kur Finabit AI merr vegla të reja, ChatGPT i sheh pasi ta rifreskosh konektorin: Settings → Apps & Connectors, hap konektorin e Finabit dhe kliko Refresh (ose shkëpute dhe lidhe sërish). Pastaj hap një bisedë të re.
