Skip to content

Regjistrimet në Finabit ​

Asistenti mund të fusë dokumente në Finabit me të drejtat e përdoruesit tënd. Çka nuk e lejon Finabit për ty, nuk e lejon as asistentin.

Konfirmimi

Para çdo regjistrimi asistenti duhet të ta tregojë çka do të futë dhe të presë "po"-në tënde. Shumë vegla e kanë këtë të ndërtuar: thirrja e parë vetëm tregon (dry_run), dhe vetëm pas "po"-së regjistron. Nëse nuk të pyet, thuaj: "më trego para se ta regjistrosh".

Fatura shitjeje dhe blerjeje ​

I jep asistentit faturën si foto, PDF ose tekst:

Fute këtë faturë të Omega Import si blerje, afati 45 ditë, dhe bashkëngjite PDF-në.

Asistenti:

  1. Gjen furnitorin (get_vendor). Kur nuk ekziston, të propozon ta krijojë, me të dhënat nga ARBK sipas NUI-së (lookup_business, import_vendor_or_customer).
  2. Kontrollon që fatura nuk është futur më parë (find_documents).
  3. Gjen artikujt ose kontot e rreshtave, si janë futur herët e tjera (search_item_or_account). Artikujt që mungojnë i krijon pasi t'i konfirmosh (create_items).
  4. Ta tregon faturën dhe pas "po"-së e regjistron (add_transaction), me PDF-në te dokumenti.

Rregulla që asistenti i di vetë:

  • Te blerja kërkohet numri i faturës së furnitorit; kur mungon, ta kërkon.
  • Çmimet futen me TVSH; norma e TVSH-së merret nga artikulli (te kontot: 18% ose 8% sipas faturës).
  • Afati i pagesës jepet si datë ose si ditë (p.sh. 45 ditë).
  • Një faturë nuk do të thotë që është paguar: pagesën asistenti e regjistron vetëm kur ia kërkon ti. Shih Pagesat.
  • Nëse lidhja ndërpritet dhe kërkesa përsëritet, nuk krijohet faturë e dytë.

Dokumente të tjera ​

create_document krijon: ofertë, porosi shitjeje ose blerjeje, kthim shitjeje ose blerjeje, notë debitore/kreditore, profaturë, fletëhyrje, fletëdalje.

convert_document e kalon dokumentin në hapin e radhës, me lidhjen ruajtur:

NgaNë
OfertëPorosi shitjeje, faturë shitjeje, profaturë
Porosi shitjejeFaturë shitjeje
Porosi blerjejeFaturë blerjeje, fletëhyrje
ProfaturëFaturë
FletëhyrjeFaturë blerjeje

repeat_sale_or_purchase e kopjon një shitje ose blerje në datë tjetër (qiraja, abonimet).

Korrigjimet ​

ÇkaVeglaKur refuzohet
Ndryshon afatin, numrin, shënimin, datën ose rreshtatupdate_documentDokumenti i paguar, i stornuar ose i mbyllur; periudha e mbyllur
Anulon faturën (krijon kthimin dhe i lidh)storno_documentFatura ka pagesë të lidhur, ose është e mbyllur
Heq një pagesë të gabuarvoid_paymentPeriudha e mbyllur ose ditari i mbyllur

Shih edhe Dokumentet e mbyllura dhe të drejtat.

Klientët, furnitorët dhe artikujt ​

  • Partner i ri: me NUI-në (9 shifra) emri, adresa dhe vendi merren nga ARBK. Kur partneri me atë NUI ekziston, nuk krijohet dyfish.
  • Ndryshimi i partnerit: update_vendor_or_customer ndryshon vetëm fushat që i përmend.
  • Artikuj të rinj: create_items, me çmimin, TVSH-në, grupin dhe njësinë matëse. Artikujt janë të përbashkët për të gjitha njësitë.

Kontrolli pas regjistrimit ​

Pyete asistentin "më trego dokumentin": get_document e lexon nga Finabit me rreshtat, totalet dhe skanimet. Çka ka regjistruar asistenti në një ditë: Çka ka regjistruar asistenti.

Finabit AI · Zhvilluar dhe mirëmbajtur nga Terabit