Pamja
Lidhja me Claude
- Hape Claude (claude.ai ose aplikacionin desktop).
- Shko te Settings → Connectors dhe kliko Add custom connector.
- Plotëso:
- Name:
Finabit AI - Remote MCP server URL:
https://mcp.finabit.com/mcp
- Name:
- Kliko Add, pastaj Connect. Hapet faqja e hyrjes së Finabit AI.
- Hyr me kompaninë, përdoruesin dhe fjalëkalimin e Finabit. Shih Hyrja dhe aprovimi.
- Pasi administratori të aprovon, kliko sërish Connect.
- Në bisedë aktivizoje konektorin te menyja e veglave dhe pyet.
Për të gjithë organizatën
Në planet Team/Enterprise konektorin mund ta shtojë administratori i organizatës për të gjithë. Gjithsesi, çdo përdorues hyn me përdoruesin e vet të Finabit dhe aprovohet veç e veç.
Claude Code dhe Claude Desktop
Konektori i shtuar te Settings → Connectors shfaqet edhe në aplikacionin Claude Desktop dhe në Claude Code me të njëjtën llogari.
Pas përditësimit të Finabit AI
Veglat e reja shfaqen në bisedë të re. Nëse nuk shfaqen, te Settings → Connectors shkëpute konektorin e Finabit dhe lidhe sërish.
