Skip to content

Skill-et ​

Një skill është një udhëzim i shkruar për një punë: çka lexon asistenti, me çfarë radhe dhe si e tregon rezultatin. Ruhet te lidhja me Finabit, prandaj vlen njësoj për të gjithë përdoruesit e kompanisë, në ChatGPT dhe në Claude.

Pyete asistentin ​

Çfarë skill-esh kemi?
Bëje raportin ditor.
Më përgatit paketën mujore për tetorin.
Regjistroje këtë faturë blerjeje.

Asistenti e gjen vetë skill-in që i përshtatet kërkesës, e lexon me get_skill dhe të tregon cilin e ka përdorur.

Skill-et standarde ​

Vijnë me Finabit AI dhe punojnë pa asnjë veprim.

Raportet ​

SkillEmriÇka bën
Raporti ditorraporti-ditorAktivitetet e djeshme, bilanci i suksesit i muajit me të njëjtin muaj të vitit paraprak, banka, arka, AR dhe AP
Bilanci i suksesitbilanci-i-suksesitFitimi dhe humbja, me krahasim dhe sipas llogarive
Bilanci i gjendjesbilanci-i-gjendjesPasuria, detyrimet dhe kapitali, me kontrollin e balancimit
Bruto bilancibruto-bilanciÇdo llogari me saldot dhe lëvizjet
Analiza e ARanaliza-arBorxhet e klientëve sipas vjetërsisë
Analiza e APanaliza-apBorxhet ndaj furnitorëve sipas vjetërsisë
Shitjet dhe blerjetshitjet-dhe-blerjetPeriudha me të njëjtën periudhë të vitit paraprak
Pasqyra e partneritpasqyra-e-partneritKartela e një klienti ose furnitori
Raporti i TVSH-sëraporti-tvshDeklarata e TVSH-së me librat e shitjeve dhe blerjeve
Paketa mujore financiarepaketa-mujoreTë gjitha pasqyrat kryesore për menaxhmentin

Dokumentet ​

SkillEmriÇka bën
Fatura e shitjesfatura-e-shitjesKrijimi ose kopjimi i një fature
Fatura e blerjes nga dokumentifatura-e-blerjesRegjistrimi nga PDF, foto ose të dhëna të shkruara
Oferta, porosi, profatura, kthime dhe notadokumente-te-tjeraKrijimi dhe kalimi nga njëri dokument te tjetri
Importi i ekstraktit bankarimporti-i-ekstraktit-bankarEkstrakti me lidhjen e pagesave me faturat
Pagesat në arkë dhe bankëpagesat-arke-bankePagesa, arkëtime, depozita dhe tërheqje
Importi i partnerëve dhe artikujveimporti-i-partnereve-dhe-artikujveKrijimi nga një listë ose Excel
Lëvizje interne dhe prodhimlevizje-dhe-prodhimLëvizje mes njësive dhe prodhim sipas normativit
Urdhëresa manualeurdheresa-manualeUrdhëresë me rreshta debit dhe kredit
Korrigjimi i dokumentevekorrigjimi-i-dokumenteveStorno, heqje e pagesës dhe ndreqje

Ndryshimi për kompaninë tuaj ​

Te raporti ditor hiqe AP-në dhe trego 10 klientët kryesorë.
Ruaje këtë mënyrë pune si skill të ri: Porosia javore.
Nga skill-i i faturës së blerjes bëj një të ri për faturat e karburantit.
  1. Asistenti e tregon tekstin para ruajtjes.
  2. Pas konfirmimit ruhet si draft, version i ri. Skill-i që është në përdorim nuk ndryshon.
  3. Kur thua ta aktivizojë, vlen menjëherë për të gjithë përdoruesit e kompanisë.

Kush mund t'i ndryshojë

Skill-et i lexon çdo përdorues, por i ndryshon vetëm ai që ka të drejtë ndryshimi te Të drejtat e roleve.

Skill-et standarde dhe kopjet ​

  • Një ndryshim i skill-it standard krijon kopjen e kompanisë me të njëjtin emër, dhe asistenti përdor atë.
  • Një version i ri i skill-it standard nuk e mbishkruan kopjen tuaj. Asistenti tregon që ka version të ri.
  • Kur kopja arkivohet, përdoret përsëri skill-i standard.
  • Një skill që nuk ju duhet mund të fiket për kompaninë.

Versionet ​

Trego versionet e raportit ditor.
Ktheje raportin ditor te versioni 2.

Çdo ruajtje mbahet si version më vete, me datën dhe përdoruesin.

Skill-et me orar ​

Orari te ChatGPT ose Claude mban vetëm një porosi të shkurtër:

Hap skill-in raporti-ditor dhe ekzekutoje.

Përmbajtja mbetet te skill-i: kur e ndryshon dhe e aktivizon, ekzekutimi i radhës e përdor versionin e ri, pa e prekur orarin.

Një ekzekutim me orar vetëm lexon dhe raporton. Nuk ruan dokumente dhe nuk dërgon asgjë. Nëse skill-i është i fikur ose mungon, ndalet dhe e thotë arsyen.

Rregullat ​

  • Një skill nuk jep të drejta. Asistenti punon me të drejtat e përdoruesit në Finabit.
  • Një skill nuk e heq konfirmimin para shkrimit.
  • Skill-et nuk mbajnë fjalëkalime ose tokena: ruajtja e një teksti të tillë refuzohet.

Finabit AI · Zhvilluar dhe mirëmbajtur nga Terabit