Skip to content

Çka është Finabit AI ​

Finabit AI është lidhja mes Finabit-it të kompanisë dhe asistentëve ChatGPT ose Claude. Në vend që të hapësh raporte dhe forma, e pyet asistentin me fjalë të thjeshta, p.sh.:

Kush na ka borxh më shumë se 1.000 € dhe sa është mbi 90 ditë?

Asistenti thërret Finabit AI-në, që i lexon të dhënat direkt nga Finabit dhe kthen përgjigjen me numra, tabela ose grafikë.

Çka mund të bësh ​

Shembull
LeximShitjet dhe blerjet, klientët dhe furnitorët, faturat e hapura, borxhet sipas vjetërsisë, kartelat, stoku, arka dhe banka, fitimi, bilanci, bruto bilanci, libri i shitjeve dhe i blerjeve, deklarata e TVSH-së
RegjistrimFatura shitjeje dhe blerjeje (edhe nga foto ose PDF), oferta, porosi, kthime, profatura, klientë dhe furnitorë të rinj nga ARBK, artikuj të rinj
PagesaArkëtime dhe pagesa në arkë e bankë, të lidhura me faturën; importi i ekstraktit bankar
KorrigjimNdryshimi i dokumentit të papaguar, stornimi, heqja e një pagese të gabuar, mbyllja ose rihapja e dokumentit
NdihmëPyetje "si bëhet" për Finabit, me linkun e faqes në help.finabit.com

Si funksionon ​

Finabit AI lidhet me asistentët përmes protokollit MCP (Model Context Protocol); prandaj adresa mbaron me /mcp.

  1. Finabit AI lidhet me Finabit-in e kompanisë tënde.
  2. Ti e lidh ChatGPT-në ose Claude-in me adresën https://mcp.finabit.com/mcp.
  3. Herën e parë hyn me kompaninë, përdoruesin dhe fjalëkalimin e Finabit.
  4. Administratori i Finabit-it ta aprovon qasjen te Cilësimet › Siguria › Qasja në MCP. Pas kësaj lidhesh sërish dhe punon.
  5. Asistenti sheh vetëm kompaninë tënde dhe bën vetëm atë që ta lejojnë të drejtat e tua në Finabit.

Adresa ​

Adresa e Finabit AI është e njëjtë për të gjitha kompanitë:

https://mcp.finabit.com/mcp

Kompaninë e zgjedh në hyrje, me fushën Tenancy name: emri i kompanisë, i njëjti që e shkruan te Kompania kur kyçesh në Finabit Web. Pastaj shkruan përdoruesin dhe fjalëkalimin e Finabit.

Emrat në shembuj

Në këtë ndihmë kompania quhet KOMPANIA DEMO, dhe klientët, furnitorët, artikujt e shumat janë të shpikura. Te ju janë të dhënat e Finabit-it tuaj.

Hapat e radhës ​

Finabit AI · Zhvilluar dhe mirëmbajtur nga Terabit