Skip to content

Përdorimi me zë ​

Finabit AI punon edhe me zë: e pyet duke folur, përgjigjja vjen me zë, ndërsa tabela dhe raporti me shifra dalin në bisedë njëkohësisht. E përshtatshme në telefon, në makinë ose në takim.

ChatGPT ​

  1. Hap një bisedë të re dhe shtyp butonin e valës së zërit (rrethi djathtas në fushën e mesazhit). Mikrofoni pranë tij është për diktim: e kthen fjalën në tekst, pa bisedë me zë.
  2. Del rrethi blu: ChatGPT po dëgjon. Fol pyetjen shqip dhe përmend Finabit-in, p.sh. "Përdor Finabit: sa kemi shitur dje?"
  3. ChatGPT thërret Finabit AI, ta lexon përgjigjen me zë dhe në bisedë shfaq tabelën. Vazhdo me pyetje të tjera me zë: "po krahasuar me javën e kaluar?", "cilët klientë?"
  4. Me butonin e mikrofonit e ndal ose e ndez zërin tënd; me X e mbyll bisedën me zë. Në fushën e mesazhit mund të shkruash edhe gjatë bisedës.

Në telefon (aplikacioni ChatGPT) butoni i valës së zërit është poshtë djathtas në fushën e mesazhit. Gjuhën e cakton te Settings → Speech, ose thuaj "fol shqip".

Claude ​

  1. Një herë: Settings → Capabilities → Voice → Spoken language dhe zgjidh shqipen.
  2. Shtyp ikonën e valës së zërit: në telefon pranë mikrofonit, në web dhe desktop poshtë djathtas në fushën e mesazhit. Zgjidh zërin dhe fol.
  3. Herën e parë Claude kërkon leje për ta përdorur Finabit AI; lejoje. Përgjigjen e jep me zë, shifrat i sheh edhe të shkruara në bisedë.
  4. Claude përgjigjet kur bën pauzë. Në vend me zhurmë përdor push-to-talk: mbaj butonin shtypur sa flet.

Regjistrimet me zë ​

Edhe me zë, para çdo regjistrimi Finabit AI të thotë çka do të futë dhe pret konfirmimin tënd: thuaj "po" ose konfirmoje në ekran. Për fatura nga foto ose PDF, bashkëngjite dokumentin në bisedë dhe pastaj vazhdo me zë.

Asistenti në Finabit Web ​

Edhe Asistenti brenda Finabit Web ka bisedë me zë dhe bisedë live: shih Asistenti me zë te help.finabit.com.

Si të flasësh që të kuptohet ​

Thuaj periudhën qartë ("nga një nëntori deri sot", "tetori i këtij viti"), partnerin ose artikullin me emër, dhe pyetje të shkurtra:

  • "Sa kemi shitur sot?"
  • "Kush më detyrohet më shumë?"
  • "Sa para kemi në banka dhe në arkë?"
  • "Sa kemi në stok nga artikulli X?"
  • "Si jemi me shitjet e nëntorit krahasuar me vitin e kaluar?"

Shih edhe Si të pyesësh.

Finabit AI · Zhvilluar dhe mirëmbajtur nga Terabit