Pamja
Si të pyesësh
Asistenti zgjedh vetë veglën e duhur. Përgjigjet më të sakta i merr kur jep:
- periudhën:
këtë muaj,nga 1 janari deri më 30 shtator,vitin 2025,dje - partnerin, artikullin ose njësinë:
Beta Market,kafe 1 kg,Depo Prishtinë - si t'i grupojë:
sipas muajve,sipas ditëve,top 10 - arkën ose bankën:
në Banka A,në arkë
Shembuj
Si shkoi dje?
Sa kemi shitur këtë vit sipas muajve?
Kush na ka borxh më shumë se 1.000 € dhe sa është mbi 90 ditë?
Cilat fatura i ka të hapura Beta Market?
Sa i kemi borxh Omega Import, faturë për faturë?
Sa kafe 1 kg kemi në stok nëpër njësi?
Sa para kemi sot në banka dhe arka?
Kush ka paguar javën e kaluar?
Bruto bilanci i klasës 6 deri më 30 shtator.
A e kemi futur tashmë faturën F-2026-344 të Omega Import?
Fute këtë faturë (foto/PDF) si blerje dhe bashkëngjite PDF-në.
Regjistro arkëtimin 1.120 € nga Beta Market sot në Banka A për faturën SH-00311.
Si krijohet një kthim shitjeje në Finabit Web?Këshilla
- Nëse përgjigjja duket e çuditshme, pyet "cilën veglë përdore dhe me cilët parametra?". Asistenti ta tregon thirrjen dhe e korrigjon.
- Për periudha të gjata kërko të dhënat të grupuara (sipas muajit, klientit) në vend të listave me mijëra rreshta.
- Para çdo regjistrimi asistenti duhet të ta tregojë çka do të futë. Nëse nuk ta tregon, thuaj: "më trego para se ta regjistrosh".
- Çdo thirrje (edhe leximet) shënohet te Aktiviteti i MCP në Finabit Web.
