Pamja
Siguria
| Mbrojtja | Si funksionon |
|---|---|
| Hyrja me Finabit | Hyr me kompaninë, përdoruesin dhe fjalëkalimin e Finabit. |
| Aprovimi | Çdo përdorues pret aprovimin e administratorit te Qasja në MCP; qasja hiqet në çdo moment. |
| Kompania | Asistenti sheh vetëm kompaninë me të cilën je kyçur. |
| Të drejtat e Finabit | Çdo regjistrim, ndryshim, anulim ose ndryshim statusi kontrollohet me të drejtat e rolit tënd te forma përkatëse. |
| Dokumentet e mbyllura | Dokumentet "E Mbyllur" dhe periudhat e mbyllura nuk ndryshohen. |
| Konfirmimi | Dokumentet, stornimet, heqja e pagesave, importi i ekstraktit dhe ndryshimi i statusit së pari tregohen dhe regjistrohen vetëm pas "po"-së. |
| Pa dyfishime | Faturat dhe pagesat e njëjta refuzohen; kërkesa e përsëritur pas ndërprerjes nuk krijon dokument të dytë. |
| Logu | Çdo thirrje shënohet dhe administratori e sheh te Aktiviteti i MCP. |
| Lidhja e enkriptuar | Lidhja është gjithmonë e enkriptuar (HTTPS). |
Rekomandime
- Jepu qasje vetëm përdoruesve që e përdorin asistentin.
- Për përdoruesit që vetëm pyesin, hiqi rolit të drejtat e regjistrimit.
- Mbylli dokumentet e kontrolluara (E Mbyllur) dhe periudhat e përfunduara.
- Rishiko herë pas here Qasja në MCP dhe hiqua qasjen atyre që nuk e përdorin më.
