Skip to content

Veglat ​

Finabit AI (versioni 2.2.25) ka 70 vegla. Asistenti i zgjedh vetë sipas pyetjes. Këtu ke çdo veglë me shembuj pyetjesh, thirrjen, parametrat dhe një përgjigje shembull.

Lexim dhe shkrim

Veglat e shënuara ✎ shkruajnë në Finabit. Asistenti duhet të ta tregojë çka do të regjistrojë dhe të presë konfirmimin tënd. Çdo veglë vepron me të drejtat e përdoruesit tënd në Finabit.

Konteksti dhe ndihma ​

VeglaÇka bën
Konteksti i lidhjesKush je kyçur dhe në cilën kompani, njësitë, llogaritë e arkës dhe bankës, normat e TVSH-së, llojet e dokumenteve dhe versioni i Finabit AI.
Njësitë (degët)Të gjitha njësitë (degët, depot, dyqanet) e kompanisë.
Kërkimi i njësisëGjen njësinë (degën) sipas emrit ose pjesës së emrit.
Ndihma për FinabitPërgjigjet në pyetje "si bëhet" për Finabit Web dhe Desktop nga baza e njohurive, me linkun e faqes përkatëse në help.finabit.com.
Kërkimi në ndihmëKërkon artikujt e ndihmës së Finabit që përputhen me pyetjen.
Hapja e artikullit të ndihmësHap tekstin e plotë të një artikulli që e gjeti search.
Kontrolli i lidhjesKthen versionin e serverit Finabit AI; tregon që lidhja punon.
Çka ka regjistruar asistentiVeprimet e suksesshme të shkrimit që asistenti i ka bërë në Finabit në një ditë ose periudhë: shitje, blerje, dokumente, pagesa, partnerë, artikuj, bashkangjitje, stornime.

Shitjet ​

VeglaÇka bën
Shitjet (totalet)Totalet e shitjeve për një periudhë, sipas ditëve ose muajve: me dhe pa TVSH, kostoja dhe numri i rreshtave. Filtron sipas klientit, artikullit ose njësisë.
Shitjet me rreshtaShitjet rresht për rresht: data, fatura, klienti, artikulli, sasia, çmimi pa dhe me TVSH, vlera dhe fitimi për njësi.

Blerjet ​

VeglaÇka bën
Blerjet (totalet)Totalet e blerjeve për një periudhë, sipas ditëve ose muajve, me dhe pa TVSH. Filtron sipas furnitorit, artikullit ose njësisë.
Blerjet me rreshtaBlerjet rresht për rresht: data, numri i faturës, furnitori, artikulli, sasia dhe çmimi.

Klientët dhe furnitorët ​

VeglaÇka bën
KlientëtKërkon klientët sipas emrit, grupit, kategorisë, vendit ose shtetit, me borxhin aktual, afatin e pagesës dhe limitin.
FurnitorëtKërkon furnitorët sipas emrit, grupit, kategorisë, vendit ose shtetit, me atë që u kemi borxh dhe afatin e pagesës.
Gjetja e partnerit nga tekstiGjen partnerin nga një tekst i ekstraktit bankar ose i faturës: emër i shkruar ndryshe, NUI, numri i TVSH-së, telefoni ose email-i. Kthen kandidatët me pikë.
Kërkimi në ARBKKërkon biznesin në regjistrin e bizneseve të Kosovës (ARBK) sipas numrit unik identifikues (NUI, 9 shifra): emri i regjistruar, adresa, vendi, telefoni dhe email-i. Tregon edhe a e kemi tashmë në Finabit.
✎ Klient ose furnitor i riKrijon një klient ose furnitor. Me NUI-në (9 shifra) emri, adresa dhe vendi merren nga ARBK. Kur partneri me atë NUI ekziston, kthehet ai dhe nuk krijohet dyfish.
✎ Ndryshimi i partneritNdryshon një ose më shumë fusha të një klienti ose furnitori ekzistues: emri, adresa, telefoni, email-i, NUI, afati i pagesës, rabati, njësia… Fushat që nuk përmenden mbeten si janë.
Kartela e partneritKartela e klientit ose furnitorit për një periudhë: gjendja fillestare, dokumentet në debi dhe kredi dhe saldo në fund, si në Finabit.

Borxhet dhe faturat e hapura ​

VeglaÇka bën
Faturat e papaguaraFaturat e hapura të një klienti ose furnitori në një datë, të mbyllura me pagesat njësoj si raporti i borxheve në Finabit.
Borxhet sipas vjetërsisëBorxhet e klientëve (ose ndaj furnitorëve) në një datë, sipas vjetërsisë, si raporti standard i borxheve në Finabit.

Artikujt dhe stoku ​

VeglaÇka bën
Kërkimi i artikujveKërkon artikujt sipas emrit, shifrës ose barkodit: grupi, njësia matëse, TVSH-ja, çmimet dhe barkodi.
Artikulli dhe stoku sipas njësiveNjë artikull me të dhënat e tij dhe stokun në çdo njësi.
Stoku në datë dhe lëvizjetStoku i një artikulli në një njësi në një datë, me lëvizjet e fundit nga kartela e artikullit.
A ekziston artikulliKontrollon a ekziston një artikull sipas shifrës, emrit ose barkodit.
A ekzistojnë artikujt (disa njëherësh)Kontrollon njëherësh disa artikuj, p.sh. të gjithë rreshtat e një fature të furnitorit.
✎ Artikuj të rinjKrijon artikujt që nuk ekzistojnë ende, me çmimin, TVSH-në, grupin dhe njësinë matëse. Njësitë matëse dhe grupet që mungojnë krijohen vetë. Një artikull ekzistues nuk ndryshohet.
Artikull apo kontoGjen si është futur më parë një artikull ose shpenzim: si artikull (1) apo si konto (2).
Artikull apo konto (disa njëherësh)Si search_item_or_account, por për disa rreshta njëherësh.
Artikujt dhe kontot e funditArtikujt dhe kontot e përdorura së fundi në dokumente, pa kërkim.

Arka dhe banka ​

VeglaÇka bën
Llogaritë e arkësTë gjitha llogaritë e arkës.
Llogaritë bankareTë gjitha llogaritë bankare.
Gjendja e arkës dhe bankësGjendja e arkave dhe bankave në një datë, ose për një periudhë: fillimi, hyrjet, daljet dhe fundi.
Pagesat dhe arkëtimetPagesat, arkëtimet, depozitat dhe tërheqjet në arkë e bankë për një ditë ose periudhë, me partnerin, faturën që mbyllin dhe totalet.
Pagesat e fundit (modele)Pagesat dhe arkëtimet e fundit, që asistenti t'i marrë si model: lloji, partneri, konto, përshkrimi, banka.
✎ Pagesë ose arkëtim në bankëRegjistron rreshta në ditarin e bankës: pagesë te furnitori, arkëtim nga klienti, depozitë ose tërheqje. Mund ta lidhë pagesën me faturën që mbyll.
✎ Pagesë ose arkëtim në arkëRegjistron rreshta në ditarin e arkës: pagesë, arkëtim, depozitë ose tërheqje, si create_bank_payment për bankën.
✎ Importi i ekstraktit bankarImporton një ekstrakt bankar njëherësh: gjen partnerin dhe faturën për çdo rresht, i kapërcen rreshtat që janë tashmë në Finabit dhe kontrollon gjendjen fillestare dhe përfundimtare.
✎ Heqja e një pageseHeq një rresht pagese nga ditari i arkës ose bankës: arkëtim i futur dy herë, te partneri i gabuar ose te fatura e gabuar.

Kontabiliteti dhe raportet ​

VeglaÇka bën
Përmbledhja e ditësPërmbledhja e një dite: shitjet dhe blerjet sipas njësive, arkëtimet, gjendja e bankave dhe arkave, borxhet e hapura dhe afatet tatimore të 14 ditëve të ardhshme.
Pasqyra e të ardhurave (fitimi)Të ardhurat dhe shpenzimet sipas kontove për një periudhë, ditë për ditë ose muaj për muaj.
Bilanci i gjendjesBilanci i gjendjes për një periudhë, si raporti në Finabit, me kontrollin që debitë dhe kreditë barazohen.
Bruto bilanciBruto bilanci për një periudhë: çdo konto me gjendjen fillestare, debinë, kredinë dhe gjendjen përfundimtare, me totalet.
Lëvizjet e kontosLëvizjet e një ose më shumë kontove për një periudhë: data, dokumenti, përshkrimi, debia dhe kredia.
Planin kontabëlKontot e planit kontabël, me kërkim sipas shifrës ose emrit.
Raportet që mund të ekzekutohenRaportet e Finabit që mund t'i ekzekutojë asistenti, me parametrat që kërkon secili, plus raportet e veta të kompanisë.
Ekzekutimi i raportitEkzekuton një nga raportet e Finabit sipas kodit (shih list_reports): libri i shitjeve dhe blerjeve, deklarata e TVSH-së, libri kryesor, kartela e artikullit, raportet e kompanisë…

Dokumentet ​

VeglaÇka bën
Kërkimi i dokumenteveKërkon dokumente sipas llojit, partnerit, numrit, datës, shumës ose statusit, edhe ato që i ka krijuar asistenti.
DokumentiNjë dokument i plotë sipas ID-së ose numrit: koka, rreshtat, totalet, pagesa, statusi (i stornuar, i kontuar, i mbyllur) dhe bashkangjitjet.
Shitja ose blerja me rreshtaNjë shitje ose blerje sipas ID-së, me kokën dhe të gjitha rreshtat.
✎ Shitje ose blerje e reRegjistron një faturë shitjeje ose blerjeje me rreshta artikujsh ose kontosh, afatin e pagesës dhe, sipas dëshirës, foton ose PDF-në e faturës.
✎ Kopja e shitjes ose blerjesKrijon një kopje 1:1 të një shitjeje ose blerjeje ekzistuese, në një datë tjetër, me numër të ri.
✎ Dokument i ri (ofertë, porosi, kthim…)Krijon çdo lloj dokumenti: ofertë, porosi shitjeje ose blerjeje, kthim shitjeje ose blerjeje, notë debitore/kreditore, profaturë, fletëhyrje, fletëdalje.
✎ Kalimi në dokumentin e radhësE kthen një dokument në hapin e radhës, duke i ruajtur lidhjen: ofertë → porosi / faturë / profaturë; porosi → faturë; profaturë → faturë; fletëhyrje → blerje.
✎ Ndryshimi i dokumentitNdryshon një dokument të papaguar në periudhë të hapur: afatin, numrin e faturës, shënimin, datën ose rreshtat.
✎ Stornimi i faturësAnulon (stornon) një faturë shitjeje ose blerjeje: krijohet kthimi me të njëjtat rreshta dhe të dy lidhen. Fatura origjinale nuk ndryshohet.
✎ Mbyllja ose rihapja e dokumentitNdryshon statusin e dokumentit në "E Mbyllur" ose "E Hapur", si Ndërro Statusin në Finabit. Një dokument i mbyllur nuk ndryshohet, nuk stornohet dhe nuk i shtohen ose hiqen pagesa derisa të rihapet.

Skanimet dhe PDF-të ​

VeglaÇka bën
✎ Bashkëngjitja e skedarëveI bashkëngjit një dokumenti ekzistues PDF-në ose foton e faturës. Skedarët shfaqen te dokumenti në Finabit (Ngarko Dokumentin).
Linku për ngarkimKrijon një link njëpërdorimësh për ngarkimin e një skedari të madh (foto nga telefoni ose PDF deri 10 MB). Linku vlen 15 minuta.
✎ Bashkëngjitja e skedarit të ngarkuarSkedarin e ngarkuar me create_upload_url ia bashkëngjit një shitjeje, blerjeje ose ditari arke/banke.
Bashkangjitjet e dokumentitLista e skedarëve të bashkëngjitur te një dokument.
Hapja e bashkangjitjesNjë skedar i bashkëngjitur sipas ID-së; kur kërkohet, edhe përmbajtja (deri 2 MB).

Paneli Finabit dhe njoftimet ​

VeglaÇka bën
Paneli Finabit InteraktivHap panelin interaktiv të Finabit brenda bisedës: raportet, shitjet dhe blerjet, pagesat dhe njoftimet.
Leximi nga paneliPaneli e përdor për të lexuar të dhëna (raporte, lista) përmes veglave të leximit. Nuk mund të shkruajë.
Përgatitja e veprimit (draft)Kontrollon dhe ruan një draft të veprimit (p.sh. një pagesë nga paneli) për 15 minuta. Nuk regjistron asgjë në Finabit.
✎ Regjistrimi i draftitRegjistron draftin e kontrolluar, vetëm pas konfirmimit tënd. Nuk provon sërish vetë.
Njoftimet: listaNgjarjet për të cilat mund të marrësh njoftim dhe njoftimet e tua aktive.
✎ Njoftimet: aktivizimiAktivizon një njoftim për një ngjarje: përmbledhja ditore, shitje ose blerje e re, arkëtim nga klienti, borxhe që kalojnë pragun e ditëve, gjendja e arkës. Dërgohet me email, Telegram, WhatsApp ose në Make / n8n / Zapier.
✎ Njoftimet: çaktivizimiÇaktivizon një njoftim tëndin.
✎ Njoftimet: dërgo taniDërgon tani një njoftim: listën aktuale të borxheve ose një mesazh provë.

Finabit AI · Zhvilluar dhe mirëmbajtur nga Terabit