Pamja
Importi i ekstraktit bankar
Importon një ekstrakt bankar njëherësh: gjen partnerin dhe faturën për çdo rresht, i kapërcen rreshtat që janë tashmë në Finabit dhe kontrollon gjendjen fillestare dhe përfundimtare.
Kur përdoret
Kur i jep asistentit ekstraktin (PDF, Excel ose tekst) dhe do ta futë në Finabit.
Shkrim në Finabit
Kjo veglë ndryshon të dhëna në Finabit. Asistenti duhet të ta tregojë çka do të bëjë dhe të presë "po"-në tënde. Vepron me të drejtat e përdoruesit tënd në Finabit.
Shembull bisede

Të dhënat në shembuj janë të shpikura (demo).
Si ta pyesësh
- "Fute këtë ekstrakt të Banka A për 1–15 tetor."
Asistenti e zgjedh vetë këtë veglë. Mund ta kërkosh edhe me emër: "përdor import_bank_statement".
Thirrja
Kështu e thërret asistenti veglën për pyetjen e parë:
json
{
"name": "import_bank_statement",
"arguments": {
"account_code": "2021",
"statement_from": "2026-10-01",
"statement_to": "2026-10-15",
"opening_balance": 31250.4,
"closing_balance": 35990.4,
"rows": [
{
"external_id": "TRX-88101",
"date": "2026-10-13",
"amount": 2400,
"description": "ALFA TRADE SHPK FAT SH-00377"
},
{
"external_id": "TRX-88102",
"date": "2026-10-14",
"amount": -1660,
"description": "OMEGA IMPORT F-2026-301"
}
]
}
}Parametrat
| Parametri | Lloji | Duhet | Përshkrimi | Standard / vlerat |
|---|---|---|---|---|
account_code | tekst | po | Konto e arkës ose bankës (nga get_cash_accounts / get_bank_accounts). | |
rows | listë | po | Rreshtat e ekstraktit: { external_id, date, amount (+ hyrje / − dalje), description, counterparty_name?, counterparty_nui?, partner_id?, account_code?, invoice_id? }. | |
statement_from | tekst | jo | Fillimi i periudhës së ekstraktit. | |
statement_to | tekst | jo | Fundi i periudhës së ekstraktit. | |
opening_balance | tekst/numër | jo | Gjendja fillestare sipas ekstraktit. | |
closing_balance | tekst/numër | jo | Gjendja përfundimtare sipas ekstraktit. | |
department_id | tekst/numër | jo | ID e njësisë (degës). Shih get_context. | |
dry_run | po/jo | jo | true (standard) = vetëm shfaq çka do të bëhet; false = e bën, pas "po"-së tënde. | true |
Përgjigjja
Parashikimi (ende pa u regjistruar):
| Data | Shuma € | Lloji | Partneri | Fatura | Statusi |
|---|---|---|---|---|---|
| 13.10.2026 | +2.400,00 | arkëtim | Alfa Trade | SH-00377 | gati |
| 14.10.2026 | −1.660,00 | pagesë | Omega Import | F-2026-301 | gati |
Gjendja fillestare përputhet me Finabit. A t'i regjistroj?
Hapi 2: konfirmimi
Thirrja e parë vetëm e tregon çka do të ndodhë (dry_run: true). Pasi thua po, asistenti e thërret sërish:

json
{
"name": "import_bank_statement",
"arguments": {
"account_code": "2021",
"statement_from": "2026-10-01",
"statement_to": "2026-10-15",
"rows": "…(të njëjtat)",
"dry_run": false
}
}U regjistruan 2 rreshta në Banka A. Gjendja përfundimtare përputhet me ekstraktin: 35.990,40 €.
Shënime
- Rreshtat pa partner ose konto nuk regjistrohen; asistenti të pyet për to.
- Rreshtat që janë tashmë në Finabit kapërcehen (shënohen "duplicate").
