Pamja
Logu i thirrjeve të Finabit AI
Çdo thirrje që është bërë përmes Finabit AI, nga më e reja: vegla, ora, përdoruesi, platforma, statusi, kohëzgjatja, skill-i ku bënte pjesë, çka krijoi dhe a shkroi.
Kur përdoret
Kur do të shohësh çka ka bërë asistenti një nga një, sot ose në një periudhë, ose cilat thirrje kanë dështuar.
Shembull nga ChatGPT

Foto reale nga ChatGPT me Finabit AI, në kompaninë test.
Si ta pyesësh
- "Cilat veprime i kam bërë sot me Finabit AI?"
- "Cilat thirrje kanë dështuar këtë javë?"
Asistenti e zgjedh vetë këtë veglë. Mund ta kërkosh edhe me emër: "përdor get_mcp_logs".
Thirrja
Kështu e thërret asistenti veglën për pyetjen e parë:
json
{
"name": "get_mcp_logs",
"arguments": {}
}Parametrat
| Parametri | Lloji | Duhet | Përshkrimi | Standard / vlerat |
|---|---|---|---|---|
date_from | tekst | jo | Data e fillimit YYYY-MM-DD (përfshihet). | |
date_to | tekst | jo | Data e mbarimit YYYY-MM-DD (përfshihet). | |
user | tekst | jo | Përdoruesi. Thirrjet e të tjerëve i sheh vetëm kush ka të drejtën për të gjithë përdoruesit. | |
platform | tekst | jo | Platforma: chatgpt, claude, assistant.finabit.com, web ose worker. | |
tool_name | tekst | jo | Vetëm thirrjet e kësaj vegle. | |
status | tekst | jo | Success, Failed ose Error. | |
execution_id | tekst | jo | ID e ekzekutimit të skill-it (nga list_skill_executions ose start_skill_execution). | |
skill_name | tekst | jo | Emri i skill-it, p.sh. raporti-ditor. | |
writes_only | po/jo | jo | true = vetëm thirrjet që shkruan në Finabit. | false |
conversation | tekst | jo | Vetëm thirrjet e një bisede. | |
include_body | po/jo | jo | true = edhe të dhënat që iu dhanë veglës. | false |
limit | numër | jo | Rreshta për faqe, deri në 500. Standard 100. | 100 |
offset | numër | jo | Sa rreshta të kapërcehen (për faqen e radhës). | 0 |
company | tekst | jo | Kompania (emri i tenant-it, si e tregon get_context) ku punon thirrja. Duhet kur lidhja ka më shumë se një kompani. |
Përgjigjja
Veprimet e fundit me orën, platformën dhe rezultatin, dhe përmbledhja e ditës sipas platformës.
Shënime
- Standard është dita e sotme.
- Çdo përdorues sheh thirrjet e veta; të gjithë përdoruesit i sheh kush ka të drejtën për ta.
