Pamja
Linku i pagesës Paguaj tani
Krijon për një klient linkun Paguaj tani: faqja tregon faturat dhe shumën, dhe klienti paguan online me kartelë ose me transfertë bankare me referencën e treguar.
Kur përdoret
Kur do t'ia japësh vetë klientit linkun e pagesës, p.sh. në Viber ose me telefon. Rikujtesat dhe e-mail-i i faturës e shtojnë linkun vetë.
Shkrim në Finabit
Kjo veglë ndryshon të dhëna në Finabit. Asistenti duhet të ta tregojë çka do të bëjë dhe të presë "po"-në tënde. Vepron me të drejtat e përdoruesit tënd në Finabit.
Shembull bisede

Të dhënat në shembuj janë të shpikura (demo).
Si ta pyesësh
- "Më krijo një link pagese për Beta Market."
- "Linku i pagesës për Alfa Trade vetëm për faturën SH-00451."
- "Beta Market do të paguajë sot 500 €, ma krijo linkun."
Asistenti e zgjedh vetë këtë veglë. Mund ta kërkosh edhe me emër: "përdor create_payment_link".
Thirrja
Kështu e thërret asistenti veglën për pyetjen e parë:
json
{
"name": "create_payment_link",
"arguments": {
"partner_id": 1203
}
}Parametrat
| Parametri | Lloji | Duhet | Përshkrimi | Standard / vlerat |
|---|---|---|---|---|
partner_id | numër | po | ID e partnerit në Finabit (nga get_customer, get_vendor ose find_partner). | |
transaction_ids | listë | jo | Vetëm këto fatura. Pa to, të gjitha faturat që klienti i ka për të paguar. | |
amount | numër | jo | Shuma më e vogël se borxhi, kur klienti paguan vetëm një pjesë. | |
to_date | tekst | jo | Borxhi deri në këtë datë YYYY-MM-DD. Standard: sot. | |
execution_id | tekst | jo | ID e ekzekutimit të skill-it (nga list_skill_executions ose start_skill_execution). | |
company | tekst | jo | Kompania (emri i tenant-it, si e tregon get_context) ku punon thirrja. Duhet kur lidhja ka më shumë se një kompani. |
Përgjigjja
Linku Paguaj tani për Beta Market:
| Shuma | 1.240,00 € |
| Faturat | SH-00451, SH-00467 |
| Referenca | FB-1203-0451 |
| Vlen deri | 12.12.2026 |
Paguaj tani · Mund ta dërgosh vetë klientit.
Shënime
- Shuma është sa borxhi i klientit në Finabit dhe nuk ndryshohet në link.
- Kur klienti ka një link të hapur për të njëjtën shumë, asistenti ta jep atë; nuk krijon një të dytë.
- Kur pagesat online janë të fikura, linku nuk krijohet dhe asistenti ta thotë.
- Shih Paguaj tani.
