Skip to content

Një ekzekutim i skill-it ​

get_skill_execution · Konteksti dhe ndihma · Vetëm lexim

Një ekzekutim me të gjitha hapat: skill-i, platforma, përdoruesi, statusi, përmbledhja, çdo thirrje me radhë (vegla, statusi, a shkroi, çka krijoi, kohëzgjatja) dhe mesazhet që u dërguan.

Kur përdoret

Kur do të shohësh hap pas hapi çka bëri asistenti gjatë një skill-i, ose ku dështoi.

Shembull nga ChatGPT ​

Shembull: Trego hapat e regjistruar të këtij ekzekutimi: sa hapa, cilat vegla dhe besueshmëria.

Foto reale nga ChatGPT me Finabit AI, në kompaninë test.

Si ta pyesësh ​

  • "Trego hapat e regjistruar të këtij ekzekutimi: sa hapa, cilat vegla dhe besueshmëria."
  • "Trego hapat e ekzekutimit të fundit të raportit ditor."

Asistenti e zgjedh vetë këtë veglë. Mund ta kërkosh edhe me emër: "përdor get_skill_execution".

Thirrja ​

Kështu e thërret asistenti veglën për pyetjen e parë:

json
{
  "name": "get_skill_execution",
  "arguments": {
    "execution_id": "…"
  }
}

Parametrat ​

ParametriLlojiDuhetPërshkrimiStandard / vlerat
execution_idtekstpoID e ekzekutimit të skill-it (nga list_skill_executions ose start_skill_execution).
companytekstjoKompania (emri i tenant-it, si e tregon get_context) ku punon thirrja. Duhet kur lidhja ka më shumë se një kompani.

Përgjigjja ​

Ekzekutimi me statusin dhe besueshmërinë, numrin e hapave, të suksesshmëve, të dështuarve dhe të shkrimeve, dhe çdo hap me radhë: vegla, çka bëri, koha dhe statusi.

Shënime ​

  • Te ChatGPT dhe Claude besueshmëria e një ekzekutimi të përfunduar është reported: hapat lidhen me ekzekutimin, kurse fundin e raporton asistenti.

Finabit AI · Zhvilluar dhe mirëmbajtur nga Terabit