Skip to content

Shitje ose blerje e re ​

add_transaction · Dokumentet · Shkrim në Finabit

Regjistron një faturë shitjeje ose blerjeje me rreshta artikujsh ose kontosh, afatin e pagesës dhe, sipas dëshirës, foton ose PDF-në e faturës.

Kur përdoret

Kur i jep asistentit një faturë (foto, PDF ose tekst) për ta futur në Finabit.

Shkrim në Finabit

Kjo veglë ndryshon të dhëna në Finabit. Asistenti duhet të ta tregojë çka do të bëjë dhe të presë "po"-në tënde. Vepron me të drejtat e përdoruesit tënd në Finabit.

Shembull bisede ​

Shembull: Fute këtë faturë të Omega Import: nr. F-2026-344, 14.10.2026, 200 copë kafe 1 kg me 11,80 € me TVSH, afati 45 ditë.

Të dhënat në shembuj janë të shpikura (demo).

Si ta pyesësh ​

  • "Fute këtë faturë të Omega Import: nr. F-2026-344, 14.10.2026, 200 copë kafe 1 kg me 11,80 € me TVSH, afati 45 ditë."
  • "Shitje për Beta Market: 60 kafe 1 kg me 12,50 €."

Asistenti e zgjedh vetë këtë veglë. Mund ta kërkosh edhe me emër: "përdor add_transaction".

Thirrja ​

Kështu e thërret asistenti veglën për pyetjen e parë:

json
{
  "name": "add_transaction",
  "arguments": {
    "tran_type": 1,
    "partner_id": 2051,
    "department_id": 2,
    "transaction_date": "2026-10-14",
    "transaction_no": "F-2026-344",
    "due_days": 45,
    "lines": [
      {
        "DetailsType": 1,
        "ItemID": "KAFE-1KG",
        "Quantity": 200,
        "Price": 11.8
      }
    ]
  }
}

Parametrat ​

ParametriLlojiDuhetPërshkrimiStandard / vlerat
tran_typenumërpo1 = blerje, 2 = shitje.
lineslistëpoRreshtat: artikull (DetailsType: 1, ItemID) ose konto (DetailsType: 2, ItemID = konto, Description), me Quantity, Price me TVSH, Discount.
department_idtekst/numërjoID e njësisë (degës). Shih get_context.
department_nametekstjoEmri i njësisë (degës), në vend të ID-së.
transaction_datetekstjoData e dokumentit YYYY-MM-DD.
partner_idtekst/numërjoID e partnerit në Finabit (nga get_customer, get_vendor ose find_partner).
partner_nametekstjoEmri i partnerit ose pjesë e tij (% = çdo tekst).
fiscal_notekstjoNumri unik identifikues (NUI), 9 shifra.
business_notekstjoNumri i biznesit.
emailtekstjoEmail-i.
datetekst/numërjoData YYYY-MM-DD.
doc_datetekst/numërjoData e dokumentit (emër tjetër për date).
invoice_datetekst/numërjoData e faturës (emër tjetër për date).
transactionDatetekst/numërjoData e dokumentit (emër tjetër për date).
default_line_typetekstjoTeknike; nuk përdoret për të gjetur artikujt.
line_overridesobjektjoTeknike; ndryshime për rreshta të caktuar.
doc_notekstjoNumri i dokumentit.
invoice_notekstjoNumri i faturës (p.sh. numri i faturës së furnitorit).
transaction_notekstjoNumri i dokumentit. Te blerja: numri i faturës së furnitorit (i detyrueshëm).
memotekstjoPërshkrimi / shënimi i dokumentit.
fileslistëjoSkedarët: { filename, content_base64 }.
file_descriptionslistëjoPërshkrimi i secilit skedar.
due_datetekst/numërjoAfati i pagesës YYYY-MM-DD.
due_daystekst/numërjoAfati i pagesës në ditë nga data e dokumentit (p.sh. 15).
client_request_idtekstjoÇelës unik i kërkesës: thirrja e përsëritur me të njëjtin çelës nuk krijon dokument të dytë.

Përgjigjja ​

U regjistrua blerja F-2026-344 nga Omega Import (ID 48190): 200 × Kafe 1 kg, gjithsej 2.360,00 €, afati 28.11.2026.

Shënime ​

  • Te blerja kërkohet numri i faturës së furnitorit; kur mungon, asistenti ta kërkon.
  • Asistenti nuk regjistron pagesë për faturën, përveç kur e kërkon ti.
  • Thirrja e përsëritur (p.sh. pas ndërprerjes së lidhjes) nuk krijon faturë të dytë.

Finabit AI · Zhvilluar dhe mirëmbajtur nga Terabit