Skip to content

Importi (DUD) ​

save_import · Blerjet · Shkrim në Finabit

Regjistron një import me DUD te Blerjet › Importet: fatura e furnitorit të huaj, dogana, TVSH-ja e importit, akciza, transporti dhe shpenzimet e tjera. Finabit i krijon vetë dokumentet e doganës, TVSH-së së importit dhe akcizës, çmimet e kostos dhe urdhëresat, njësoj si në Finabit Desktop.

Kur përdoret

Kur të vjen malli nga jashtë me DUD. Blerja e zakonshme nga furnitor vendor regjistrohet me Regjistrimi i faturës.

Shkrim në Finabit

Kjo veglë ndryshon të dhëna në Finabit. Asistenti duhet të ta tregojë çka do të bëjë dhe të presë "po"-në tënde. Vepron me të drejtat e përdoruesit tënd në Finabit.

Shembull bisede ​

Shembull: Regjistro importin: DUD 2026 U 13140, fatura INV-4471 nga Alpha GmbH, 200 copë kafe 1 kg me 6,20 €, dogana 10%, transporti 180 €. Ma trego para se ta ruash.

Të dhënat në shembuj janë të shpikura (demo).

Si ta pyesësh ​

  • "Regjistro importin: DUD 2026 U 13140, fatura INV-4471 nga Alpha GmbH, 200 copë kafe 1 kg me 6,20 €, dogana 10%, transporti 180 €. Ma trego para se ta ruash."
  • "Importi nga fotoja e DUD-it dhe fatura e furnitorit, me vlerat e deklaruara në DUD."

Asistenti e zgjedh vetë këtë veglë. Mund ta kërkosh edhe me emër: "përdor save_import".

Thirrja ​

Kështu e thërret asistenti veglën për pyetjen e parë:

json
{
  "name": "save_import",
  "arguments": {
    "partner_id": 2210,
    "department": "Depo Kryesore",
    "dud_no": "2026 U 13140",
    "invoice_no": "INV-4471",
    "date": "2026-11-12",
    "lines": [
      {
        "item_id": "KAFE-1KG",
        "quantity": 200,
        "price": 6.2,
        "dogana_percent": 10
      }
    ],
    "transport": 180,
    "dry_run": true
  }
}

Parametrat ​

ParametriLlojiDuhetPërshkrimiStandard / vlerat
partner_idnumërjoID e partnerit në Finabit (nga get_customer, get_vendor ose find_partner).
departmenttekst/numërjoNjësia e partnerit (emri ekzistues).
dud_notekstjoNumri i DUD-it, p.sh. 2026 U 13140.
invoice_notekstjoNumri i faturës (p.sh. numri i faturës së furnitorit).
lineslistëjoRreshtat e dokumentit.
datetekstjoData YYYY-MM-DD.
due_datetekstjoAfati i pagesës YYYY-MM-DD.
currencytekst/numërjoValuta e faturës. Standard EUR.
ratenumërjoKursi. Standard kursi i valutës në Finabit.
transportnumërjoTransporti, shpërndahet nëpër rreshta sipas vlerës.0
transport_currency_ratenumërjoKursi i transportit.
include_transportpo/jojotrue kur transporti është në valutën e faturës.false
transport2numërjoTransporti i dytë.0
transport2_currency_ratenumërjoKursi i transportit të dytë.
over_valuenumërjoMbivlera.0
chargesnumërjoShpenzimet e tjera.0
shpedicioninumërjoShpedicioni.0
transport_partner_idnumërjoPartneri i transportit.
transport_notekstjoNumri i dokumentit të transportit.
charges_partner_idnumërjoPartneri i shpenzimeve të tjera.
charges_notekstjoNumri i dokumentit të shpenzimeve.
shpedicioni_partner_idnumërjoPartneri i shpedicionit.
shpedicioni_notekstjoNumri i dokumentit të shpedicionit.
transport2_partner_idnumërjoPartneri i transportit të dytë.
transport2_notekstjoNumri i dokumentit të transportit të dytë.
declaredobjektjoVlerat e DUD-it në EUR { value, dogana, vat, akciza }, që krahasohen me llogaritjen.
accept_differencepo/jojotrue = ruhet edhe me dallim nga DUD-i, pasi ta pranosh.false
import_typetekstjoIM4 (standard), IM5 ose IM9.IM4
memotekstjoShënim me fjalët e përdoruesit. Asistenti nuk shton tekst vetë te Vërejtje.
referencetekstjoReferenca.
dry_runpo/jojotrue (standard) = vetëm shfaq çka do të bëhet; false = e bën, pas "po"-së tënde.false
execution_idtekstjoID e ekzekutimit të skill-it (nga list_skill_executions ose start_skill_execution).
companytekstjoKompania (emri i tenant-it, si e tregon get_context) ku punon thirrja. Duhet kur lidhja ka më shumë se një kompani.

Përgjigjja ​

Importi IM4 2026 U 13140 nga Alpha GmbH (ende pa u ruajtur):

ArtikulliSasiaÇmimi €Transporti €Dogana €TVSH €Kosto/copë €
Kafe 1 kg2006,20180,00142,00281,167,81

Vlera e faturës 1.240,00 €, dogana 142,00 €, TVSH e importit 281,16 €. A ta regjistroj?

Shënime ​

  • Dogana, TVSH-ja dhe akciza merren nga kartela e artikullit, përveç kur i jep vetë për rresht.
  • Transporti, shpedicioni dhe shpenzimet e tjera shpërndahen nëpër rreshta sipas vlerës.
  • Kur jep vlerat e deklaruara në DUD, asistenti i krahason me llogaritjen; një dallim mbi 0,01 € e ndal ruajtjen derisa ta rregullosh ose ta pranosh.
  • Valuta e faturës me kursin e saj; standard EUR.
  • Kërkon të drejtën te Importet, njësinë tënde dhe periudhën e hapur.

Finabit AI · Zhvilluar dhe mirëmbajtur nga Terabit