Skip to content

Të dhënat bazë ​

save_record · Të dhënat bazë dhe proceset · Shkrim në Finabit

Krijon ose ndryshon të dhënat bazë të Finabit-it: njësitë matëse, grupet e artikujve, grupet dhe kategoritë e partnerëve, rajonet, vendet, projektet, kontot e reja, punëtorët, pushimet, bonuset, kreditë e punëtorëve, buxhetet, urdhërat e udhëtimit dhe urdhërpagesat.

Kur përdoret

Kur do të shtosh ose ndryshosh një regjistër bazë. Te ndryshimi mjafton të thuash çka ndryshon; të tjerat mbeten si janë.

Shkrim në Finabit

Kjo veglë ndryshon të dhëna në Finabit. Asistenti duhet të ta tregojë çka do të bëjë dhe të presë "po"-në tënde. Vepron me të drejtat e përdoruesit tënd në Finabit.

Shembull bisede ​

Shembull: Hap kontën 640102 "Qiraja e depos" nën 6401.

Të dhënat në shembuj janë të shpikura (demo).

Si ta pyesësh ​

  • "Hap kontën 640102 "Qiraja e depos" nën 6401."
  • "Shto njësinë matëse "Paletë"."
  • "Rrite pagën e Artës në 650 €."

Asistenti e zgjedh vetë këtë veglë. Mund ta kërkosh edhe me emër: "përdor save_record".

Thirrja ​

Kështu e thërret asistenti veglën për pyetjen e parë:

json
{
  "name": "save_record",
  "arguments": {
    "entity": "account",
    "data": {
      "code": "640102",
      "parent": "6401",
      "description": "Qiraja e depos"
    },
    "dry_run": true
  }
}

Parametrat ​

ParametriLlojiDuhetPërshkrimiStandard / vlerat
entitytekstjoÇka regjistrohet: unit, item_group, item_subgroup, partner_group, partner_category, region, place, project, account, employee, employee_leave, employee_bonus, payroll_credit, budget, travel_order, payment_order. Pa të, vegla i liston me fushat e tyre.
dataobjektjoFushat e regjistrit, me emrat e listës, p.sh. { "name": "Paletë" }.
record_idnumërjoID e regjistrit që ndryshohet. Ndryshojnë vetëm fushat e dhëna; të tjerat mbeten.
dry_runpo/jojotrue (standard) = vetëm shfaq çka do të bëhet; false = e bën, pas "po"-së tënde.true

Përgjigjja ​

Konto e re (ende pa u ruajtur):

Kodi640102
Prindi6401 Shpenzimet e qirasë
EmriQiraja e depos
Niveli4

A ta hap?

Hapi 2: konfirmimi ​

Thirrja e parë vetëm e tregon çka do të ndodhë (dry_run: true). Pasi thua po, asistenti e thërret sërish:

Konfirmimi

json
{
  "name": "save_record",
  "arguments": {
    "entity": "account",
    "data": {
      "code": "640102",
      "parent": "6401",
      "description": "Qiraja e depos"
    },
    "dry_run": false
  }
}

U hap konto 640102 Qiraja e depos.

Shënime ​

  • Vegla nuk fshin asgjë.
  • Njësitë (departamentet), çmimoret dhe rregullat e tatimeve të pagave ndryshohen vetëm në Finabit.
  • Kërkon të drejtën te forma përkatëse në Finabit (p.sh. Llogaria, Punëtori).

Të dhënat që regjistrohen ​

Të dhënatentityFushat e detyrueshmeLejohet
Njësia matëseunitnamekrijim, ndryshim
Grupi i artikujveitem_groupnamevetëm krijim
Nëngrupi i artikujveitem_subgroupnamekrijim, ndryshim
Grupi i partnerëvepartner_groupnamekrijim, ndryshim
Kategoria e partnerëvepartner_categorynamekrijim, ndryshim
Rajoniregionnamekrijim, ndryshim
Vendi (qyteti)placenamekrijim, ndryshim
Projektiprojectnamekrijim, ndryshim
Konto e planit kontabëlaccountcode, parent, descriptionvetëm krijim
Punëtoriemployeefirst_name, duty_id, department_id, bank_idkrijim, ndryshim
Pushimi i punëtoritemployee_leaveemployee_id, leave_type_id, date_from, date_to, descriptionvetëm krijim
Bonusi i prodhimitemployee_bonusdate, employee_idvetëm krijim
Kredia e punëtoritpayroll_creditemployee_id, deduction_id, date, amount, monthskrijim, ndryshim
Buxhetibudgetname, year, lineskrijim, ndryshim
Urdhëri i udhëtimittravel_orderdate, employee_id, relationkrijim, ndryshim
Urdhërpagesapayment_orderdate, description, linesvetëm krijim

Finabit AI · Zhvilluar dhe mirëmbajtur nga Terabit