Skip to content

Dërgimi i faturës me e-mail ​

send_invoice_email · Dokumentet · Shkrim në Finabit

Ia dërgon klientit faturën e shitjes si PDF, nga e-mail-i i kompanisë në Finabit.

Kur përdoret

Pas shitjes, kur thua "po" te pyetja për dërgimin, ose kur kërkon vetë që fatura të dërgohet.

Shkrim në Finabit

Kjo veglë ndryshon të dhëna në Finabit. Asistenti duhet të ta tregojë çka do të bëjë dhe të presë "po"-në tënde. Vepron me të drejtat e përdoruesit tënd në Finabit.

Shembull bisede ​

Shembull: Dërgoja faturën SH-00451 klientit.

Të dhënat në shembuj janë të shpikura (demo).

Si ta pyesësh ​

  • "Dërgoja faturën SH-00451 klientit."

Asistenti e zgjedh vetë këtë veglë. Mund ta kërkosh edhe me emër: "përdor send_invoice_email".

Thirrja ​

Kështu e thërret asistenti veglën për pyetjen e parë:

json
{
  "name": "send_invoice_email",
  "arguments": {
    "transaction_id": 48233
  }
}

Parametrat ​

ParametriLlojiDuhetPërshkrimiStandard / vlerat
transaction_idnumërjoID e dokumentit nga find_documents ose nga rezultati i shitjes, jo numri i faturës.
invoice_notekstjoNumri i faturës siç e thua, p.sh. 102126061-31; vegla e gjen vetë shitjen. Bashkë me transaction_id duhet të jenë e njëjta faturë.
emailtekstjoAdresa (një ose më shumë, të ndara me ;). Pa të, dërgohet te e-mail-i i ruajtur te klienti.
subjecttekstjoSubjekti. Standard: "Faturë [numri] - [kompania]".
bodytekstjoTeksti i e-mail-it. Standard: teksti i kompanisë nga cilësimet e Finabit-it.
dry_runpo/jojotrue = nuk dërgohet asgjë: tregon faturën, klientin, adresën ku do të shkonte, subjektin dhe a krijohet PDF-ja. Standard: false.false
resendpo/jojotrue vetëm pasi asistenti të ka treguar se fatura është dërguar më parë dhe ti ke thënë ta dërgojë përsëri.false
pay_linkpo/jojotrue = mesazhi e merr linkun Paguaj tani; false = pa link. Pa të vlen cilësimi i kompanisë.
execution_idtekstjoID e ekzekutimit të skill-it (nga list_skill_executions ose start_skill_execution).
companytekstjoKompania (emri i tenant-it, si e tregon get_context) ku punon thirrja. Duhet kur lidhja ka më shumë se një kompani.

Përgjigjja ​

Fatura SH-00451 u dërgua te financa@klient-demo.com.

Shënime ​

  • Fatura gjendet edhe me numrin e saj (invoice_no), p.sh. "Dërgoja faturën 102126061-31".
  • Me "Vetëm ma trego, mos e dërgo" (dry_run) asistenti tregon faturën, klientin, adresën dhe subjektin pa dërguar asgjë.
  • Pa adresë dërgohet te e-mail-i i ruajtur te klienti. Kur klienti nuk ka e-mail, asistenti ta kërkon dhe e ruan te klienti.
  • Kërkon që e-mail-i i kompanisë të jetë i konfiguruar në Finabit.
  • Asistenti nuk e dërgon faturën pa e kërkuar ti.
  • Kur fatura është dërguar më parë, asistenti nuk e dërgon menjëherë: të tregon kur, kujt dhe nga kush është dërguar, dhe e dërgon përsëri vetëm pas "po"-së tënde. Shih Historiku i komunikimeve.
  • Kur pagesat online janë aktive, mesazhi e merr linkun Paguaj tani sipas cilësimit të kompanisë; me "pa linkun e pagesës" dërgohet pa të. Shih Paguaj tani.

Finabit AI · Zhvilluar dhe mirëmbajtur nga Terabit