Skip to content

Historiku i komunikimeve ​

Finabit mban një histori të çdo komunikimi që dërgon: fatura dhe raporte me e-mail, e-mail-at e punëtorëve, SMS dhe njoftimet e Finabit AI. Për secilin ruhet kujt i shkoi, kur, me cilin kanal, për cilin dokument, kush e dërgoi dhe nga ku, si dhe a u dërgua apo dështoi.

Pyete asistentin ​

Çka i kemi dërguar klientit Beta Market këtë muaj?
A i është dërguar fatura SH-00451 klientit?
Sa herë e kemi kontaktuar secilin klient në tetor?
Cilat e-mail dështuan këtë javë?
Sa e-mail janë dërguar nga ChatGPT e sa nga Claude në nëntor?

Asistenti i lexon me get_communication_log.

Çka hyn në histori ​

BurimiÇka dërgon
Finabit WebFaturat me e-mail nga dritarja e printimit, porositë B2B
Finabit AI (ChatGPT, Claude, assistant.finabit.com)Faturat dhe raportin e faturave të papaguara
Punët e planifikuara në SQLPushimet dhe vërejtjet e punëtorëve, analitika dhe borxhet e partnerëve, ndryshimet e çmimeve, kujtesat, njoftimet e punëve
Njoftimet e Finabit AIE-mail, Telegram, WhatsApp dhe webhook (Make, n8n, Zapier)
Integrimet e autorizuaraÇka regjistrojnë vetë me run_action log_communication

Raporti i faturave të papaguara me WhatsApp shënohet edhe ai: shih Faturat e papaguara me WhatsApp.

Historiku fillon nga dita kur kompania e merr azhurimin e Finabit-it për Communication Log.

Para dërgimit ​

Para se të dërgojë një faturë ose raportin e faturave të papaguara, asistenti shikon historikun:

  • Kur fatura është dërguar më parë, ose raporti i është dërguar klientit brenda 7 ditëve, asistenti nuk e dërgon menjëherë. Të tregon kur, kujt dhe nga kush është dërguar.
  • E dërgon përsëri vetëm kur thua "po".

Për çdo lloj njoftimi kompania zgjedh rregullin:

RregulliÇka ndodh
warnParalajmëron dhe lejon ridërgimin pas konfirmimit (standard te faturat dhe raportet)
blockNuk lejon ridërgimin
nonePa kontroll
Cilat janë rregullat e dublikatave për njoftimet?
Mos lejo dërgimin e së njëjtës faturë dy herë.

Rregullin e ndryshon vetëm përdoruesi që ka të drejtë të administrojë rolet.

Të dhënat që ruhen ​

  • Teksti i fletëpagesave, kodet dhe lidhjet e sigurisë nuk ruhen kurrë.
  • Nga bashkëngjitja ruhet vetëm emri, jo PDF-ja.
  • Te faturat dhe raportet e borxheve ruhet subjekti dhe fillimi i tekstit, deri në 500 shkronja.

Kush e sheh ​

Komunikimet meI sheh kush ka të drejtë te
Klientët dhe furnitorëtPartnerët
PunëtorëtPunëtorët
PërdoruesitShfrytëzuesit

Çdo kompani e sheh vetëm historikun e vet.

Finabit AI · Zhvilluar dhe mirëmbajtur nga Terabit