Skip to content

Historiku i komunikimeve ​

get_communication_log · Konteksti dhe ndihma · Vetëm lexim

Çdo e-mail, SMS, WhatsApp, Telegram ose njoftim që ka dërguar Finabit: kujt, kur, me cilin kanal, për cilin dokument, nga kush dhe me çfarë rezultati. Jep edhe statistika dhe kontrollon a është dërguar diçka më parë. Vetëm lexon.

Kur përdoret

Kur do të dish sa herë është kontaktuar një klient ose punëtor, kur i është dërguar fatura ose raporti i fundit, cilat dërgime kanë dështuar, ose sa e-mail janë dërguar sipas kanalit dhe periudhës. Shih Historiku i komunikimeve.

Shembull bisede ​

Shembull: Çka i kemi dërguar klientit Beta Market këtë muaj?

Të dhënat në shembuj janë të shpikura (demo).

Si ta pyesësh ​

  • "Çka i kemi dërguar klientit Beta Market këtë muaj?"
  • "Sa herë e kemi kontaktuar secilin klient në tetor?"
  • "A i është dërguar fatura SH-00451?"
  • "Cilat e-mail dështuan këtë javë?"

Asistenti e zgjedh vetë këtë veglë. Mund ta kërkosh edhe me emër: "përdor get_communication_log".

Thirrja ​

Kështu e thërret asistenti veglën për pyetjen e parë:

json
{
  "name": "get_communication_log",
  "arguments": {
    "recipient_type": "customer",
    "recipient_id": 1203,
    "from_date": "2026-11-01"
  }
}

Parametrat ​

ParametriLlojiDuhetPërshkrimiStandard / vlerat
modetekstjolist (standard) = komunikimet, nga më i riu; stats = numri sipas grupit; check = a është dërguar më parë i njëjti njoftim; rules = rregullat e llojeve të njoftimeve.list
from_datetekstjoData e fillimit YYYY-MM-DD (përfshihet).
to_datetekstjoData e mbarimit YYYY-MM-DD (përfshihet).
channeltekstjoKanali: email, sms, whatsapp, telegram, webhook, push ose other.
notification_typetekstjoLloji i njoftimit, p.sh. invoice (fatura), unpaid_invoices (faturat e papaguara), report_email, employee_email, payroll_slip, security, event:sale.created. Te check kërkohet.
statustekstjoqueued (në radhë), sent (u dërgua), delivered (u dorëzua), read (u lexua) ose failed (dështoi).
recipient_typetekstjoLloji i marrësit: customer, vendor, employee, user ose other.
recipient_idnumërjoID e marrësit: PartnerID te klientët dhe furnitorët, ID e punëtorit, ID e përdoruesit. Bashkë me recipient_type.
searchtekstjoPjesë e emrit ose adresës së marrësit, e subjektit ose e numrit të dokumentit.
document_idnumërjoID e dokumentit (p.sh. e faturës): komunikimet për atë dokument.
document_typetekstjoLloji i dokumentit, p.sh. transaction. Standard te document_id: transaction.
sourcetekstjoNga u dërgua: web, desktop, mcp (asistenti), sql_job (punët e planifikuara në SQL), worker, integration.
clienttekstjoAsistenti që e dërgoi: chatgpt, claude ose assistant.finabit.com.
group_bytekstjoTe stats: recipient (standard), channel, type, status, source, client, user, day ose month.
pagenumërjoFaqja e listës, nga 1.1
page_sizenumërjoRreshta për faqe, deri në 200. Standard 50.50
execution_idtekstjoID e ekzekutimit të skill-it (nga list_skill_executions ose start_skill_execution).
companytekstjoKompania (emri i tenant-it, si e tregon get_context) ku punon thirrja. Duhet kur lidhja ka më shumë se një kompani.

Përgjigjja ​

Këtë muaj Beta Market-it i janë dërguar 3 komunikime:

DataKanaliÇkaStatusiNga
02.11 09:14E-mailFatura SH-00451U dërguaChatGPT
04.11 08:00E-mailFaturat e papaguaraU dërguaWeb
05.11 10:32E-mailFatura SH-00467DështoiClaude

Fatura SH-00467 nuk u dërgua: serveri i e-mail-it e refuzoi adresën.

Shënime ​

  • Historiku fillon nga dita kur kompania e merr azhurimin e Finabit-it për Communication Log. Para tij del NOT_AVAILABLE.
  • Përfshin dërgimet nga Finabit Web, Finabit AI (ChatGPT, Claude, assistant.finabit.com), punët e planifikuara në SQL (pushimet, analitika, borxhet, kujtesat) dhe njoftimet automatike të Finabit AI.
  • Teksti i fletëpagesave, kodet dhe lidhjet e sigurisë nuk ruhen kurrë; nga bashkëngjitja ruhet vetëm emri.
  • Komunikimet me klientët dhe furnitorët i sheh kush ka të drejtë te partnerët, me punëtorët kush ka të drejtë te punëtorët, me përdoruesit kush ka të drejtë te përdoruesit.
  • Dërgimet e bëra nga një integrim i autorizuar regjistrohen me run_action log_communication.

Finabit AI · Zhvilluar dhe mirëmbajtur nga Terabit