Skip to content

Aktiviteti i Finabit AI ​

get_ai_activity · Konteksti dhe ndihma · Vetëm lexim

Përmbledhja e asaj që ka bërë Finabit AI në një periudhë (standard muaji aktual): thirrjet sipas platformës dhe rezultatit, veprimet kryesore, çka u regjistrua dhe çka u dërgua, ekzekutimet e skill-eve dhe sa herë u lexua secili skill.

Kur përdoret

Kur do të shohësh sa është përdorur asistenti, nga cila platformë dhe çka ka bërë. Shih Aktiviteti.

Shembull nga ChatGPT ​

Shembull: Çka ka bërë Finabit AI këtë muaj?

Foto reale nga ChatGPT me Finabit AI, në kompaninë test.

Si ta pyesësh ​

  • "Çka ka bërë Finabit AI këtë muaj?"
  • "Sa thirrje ka bërë asistenti këtë javë nga ChatGPT?"

Asistenti e zgjedh vetë këtë veglë. Mund ta kërkosh edhe me emër: "përdor get_ai_activity".

Thirrja ​

Kështu e thërret asistenti veglën për pyetjen e parë:

json
{
  "name": "get_ai_activity",
  "arguments": {}
}

Parametrat ​

ParametriLlojiDuhetPërshkrimiStandard / vlerat
date_fromtekstjoData e fillimit YYYY-MM-DD (përfshihet).
date_totekstjoData e mbarimit YYYY-MM-DD (përfshihet).
platformtekstjoPlatforma: chatgpt, claude, assistant.finabit.com, web ose worker.
usertekstjoPërdoruesi. Aktivitetin e përdoruesve të tjerë e sheh vetëm kush ka të drejtën për të gjithë përdoruesit.
companytekstjoKompania (emri i tenant-it, si e tregon get_context) ku punon thirrja. Duhet kur lidhja ka më shumë se një kompani.

Përgjigjja ​

Aktiviteti i Finabit AI për nëntor: thirrjet gjithsej, sa ishin të suksesshme, ndarja sipas ChatGPT, Claude dhe Finabit Assistant, veprimet kryesore dhe dokumentet e regjistruara.

Shënime ​

  • Një skill i lexuar vetëm (get_skill) nuk numërohet si ekzekutim; leximet numërohen veç.
  • Një mesazh i dërguar (sent) nuk do të thotë që është dorëzuar.
  • Çdo përdorues sheh aktivitetin e vet; të gjithë përdoruesit i sheh kush ka të drejtën për ta.
  • Për një ekzekutim: get_skill_execution; për thirrjet një nga një: get_mcp_logs.

Finabit AI · Zhvilluar dhe mirëmbajtur nga Terabit