Skip to content

Pagesë ose arkëtim në bankë ​

create_bank_payment · Arka dhe banka · Shkrim në Finabit

Regjistron rreshta në ditarin e bankës: pagesë te furnitori, arkëtim nga klienti, depozitë ose tërheqje. Mund ta lidhë pagesën me faturën që mbyll.

Kur përdoret

Vetëm kur e kërkon ti shprehimisht. Asistenti nuk regjistron pagesë vetë pas një fature.

Shkrim në Finabit

Kjo veglë ndryshon të dhëna në Finabit. Asistenti duhet të ta tregojë çka do të bëjë dhe të presë "po"-në tënde. Vepron me të drejtat e përdoruesit tënd në Finabit.

Shembull bisede ​

Shembull: Regjistro arkëtimin 1.120 € nga Beta Market sot në Banka A për faturën SH-00311.

Të dhënat në shembuj janë të shpikura (demo).

Si ta pyesësh ​

  • "Regjistro arkëtimin 1.120 € nga Beta Market sot në Banka A për faturën SH-00311."
  • "Paguam qiranë 450 € nga Banka A më 5 tetor."

Asistenti e zgjedh vetë këtë veglë. Mund ta kërkosh edhe me emër: "përdor create_bank_payment".

Thirrja ​

Kështu e thërret asistenti veglën për pyetjen e parë:

json
{
  "name": "create_bank_payment",
  "arguments": {
    "account_code": "2021",
    "rows": [
      {
        "date": "2026-10-23",
        "type_id": 4,
        "amount": 1120,
        "PartnerID": 1203,
        "invoice_id": 48102,
        "description": "Arkëtim SH-00311"
      }
    ]
  }
}

Parametrat ​

ParametriLlojiDuhetPërshkrimiStandard / vlerat
rowslistëpoRreshtat: { date, type_id (pagesë/arkëtim/depozitë/tërheqje), amount, PartnerID ose AccountCode, invoice_id?, InvoiceNo?, description? }.
department_idtekst/numërjoID e njësisë (degës). Shih get_context.
department_nametekstjoEmri i njësisë (degës), në vend të ID-së.
account_codetekstjoKonto e arkës ose bankës (nga get_cash_accounts / get_bank_accounts).
account_nametekstjoEmri i llogarisë bankare, në vend të kodit.
default_datetekstjoData për rreshtat që nuk e kanë datën e vet.
fileslistëjoSkedarët: { filename, content_base64 }.
file_descriptionslistëjoPërshkrimi i secilit skedar.

Përgjigjja ​

U regjistrua arkëtimi 1.120,00 € nga Beta Market në Banka A (ditari 48215). Fatura SH-00311 tani është e paguar.

Shënime ​

  • Rreshti i njëjtë në të njëjtën ditë refuzohet si dyfish, përveç kur e konfirmon që është pagesë e dytë.
  • Fotoja ose PDF-ja e pagesës mund të bashkëngjitet në të njëjtën kërkesë.

Finabit AI · Zhvilluar dhe mirëmbajtur nga Terabit