Pamja
Linku i pagesës: anulimi dhe regjistrimi
Anulon një link pagese që nuk duhet më, ose e lidh pagesën e ardhur me arkëtimin e regjistruar në Finabit, që të mos dalë më si e paregjistruar.
Kur përdoret
Pasi ta regjistrosh arkëtimin e një pagese online, ose kur një link duhet anuluar.
Shkrim në Finabit
Kjo veglë ndryshon të dhëna në Finabit. Asistenti duhet të ta tregojë çka do të bëjë dhe të presë "po"-në tënde. Vepron me të drejtat e përdoruesit tënd në Finabit.
Shembull bisede

Të dhënat në shembuj janë të shpikura (demo).
Si ta pyesësh
- "Pagesa e Beta Market erdhi në bankë, regjistroje dhe mbylle linkun."
- "Anuloje linkun e pagesës për Alfa Trade."
Asistenti e zgjedh vetë këtë veglë. Mund ta kërkosh edhe me emër: "përdor update_online_payment".
Thirrja
Kështu e thërret asistenti veglën për pyetjen e parë:
json
{
"name": "update_online_payment",
"arguments": {
"payment_id": "pl_7Hq2",
"action": "booked",
"transaction_id": 48311
}
}Parametrat
| Parametri | Lloji | Duhet | Përshkrimi | Standard / vlerat |
|---|---|---|---|---|
payment_id | tekst | po | ID e linkut të pagesës (nga get_online_payments). | |
action | tekst | po | cancel = linku nuk punon më; booked = arkëtimi i regjistruar në Finabit lidhet me linkun e paguar. | |
transaction_id | numër | jo | ID e arkëtimit bankar në Finabit (nga create_bank_payment), te booked. | |
paid_amount | numër | jo | Shuma që erdhi në bankë, te booked. Standard: shuma e linkut. | |
execution_id | tekst | jo | ID e ekzekutimit të skill-it (nga list_skill_executions ose start_skill_execution). | |
company | tekst | jo | Kompania (emri i tenant-it, si e tregon get_context) ku punon thirrja. Duhet kur lidhja ka më shumë se një kompani. |
Përgjigjja
Linku i Beta Market (1.240,00 €) u shënua i paguar dhe u lidh me arkëtimin AB-00312.
Shënime
- Linku i paguar nuk anulohet.
- Te transferta bankare linku bëhet i paguar në këtë mënyrë, kur paratë shihen në bankë.
- Asistenti e anulon linkun vetëm kur e kërkon ti.
