Skip to content

Fillimi i ekzekutimit të skill-it ​

start_skill_execution · Konteksti dhe ndihma · Vetëm lexim

Asistenti e regjistron fillimin e një skill-i, pasi ta lexojë dhe para hapit të parë, që kompania ta shohë në historik kush e nisi, nga cila platformë, çdo thirrje dhe si përfundoi.

Kur përdoret

Asistenti e thërret vetë kur ekzekuton një skill. Ti vetëm kërkon punën, p.sh. "Bëje raportin ditor".

Shembull nga ChatGPT ​

Shembull: Bëje raportin ditor.

Foto reale nga ChatGPT me Finabit AI, në kompaninë test.

Si ta pyesësh ​

  • "Bëje raportin ditor."

Asistenti e zgjedh vetë këtë veglë. Mund ta kërkosh edhe me emër: "përdor start_skill_execution".

Thirrja ​

Kështu e thërret asistenti veglën për pyetjen e parë:

json
{
  "name": "start_skill_execution",
  "arguments": {
    "skill_name": "raporti-ditor",
    "input_summary": "Raporti ditor për sot"
  }
}

Parametrat ​

ParametriLlojiDuhetPërshkrimiStandard / vlerat
skill_nametekstpoEmri i skill-it, p.sh. raporti-ditor.
skill_versionnumërjoVersioni i skill-it që u lexua. Pa të, versioni në përdorim.
input_summarytekstjoÇka kërkoi përdoruesi, një rresht i shkurtër, pa të dhëna personale.
client_request_idtekstjoÇelësi i asistentit: e njëjta thirrje me të njëjtin çelës kthen të njëjtin ekzekutim.
execution_typetekstjoskill (standard), agent, worker ose task.skill
parent_execution_idtekstjoEkzekutimi prind, kur një skill e nis një tjetër.
correlation_idtekstjoID e përbashkët për disa ekzekutime të së njëjtës kërkese.
companytekstjoKompania (emri i tenant-it, si e tregon get_context) ku punon thirrja. Duhet kur lidhja ka më shumë se një kompani.

Përgjigjja ​

Asistenti e nis ekzekutimin, i bën hapat e skill-it dhe në fund e mbyll me rezultatin.

Shënime ​

  • Leximi i një skill-i me get_skill nuk është ekzekutim.
  • Në një bisedë është vetëm një ekzekutim i hapur njëherësh.

Finabit AI · Zhvilluar dhe mirëmbajtur nga Terabit