Skip to content

Dërgimi i dëftesave te punëtorët ​

send_employee_reports · Pagat · Shkrim në Finabit

Ia dërgon secilit punëtor raportet e veta (dëftesën e pagës, dëftesën vjetore ose gjendjen e pushimeve) në një PDF, me e-mail, WhatsApp ose të dyja.

Kur përdoret

Pasi të jenë llogaritur pagat e muajit, për t'ua dërguar punëtorëve dëftesat.

Shkrim në Finabit

Kjo veglë ndryshon të dhëna në Finabit. Asistenti duhet të ta tregojë çka do të bëjë dhe të presë "po"-në tënde. Vepron me të drejtat e përdoruesit tënd në Finabit.

Shembull nga ChatGPT ​

Shembull: Përgatit dërgimin me e-mail të dëftesave të pagës për majin 2026 te punëtorët. Vetëm parapamje, mos dërgo asgjë.

Foto reale nga ChatGPT me Finabit AI, në kompaninë test.

Si ta pyesësh ​

  • "Përgatit dërgimin me e-mail të dëftesave të pagës për majin 2026 te punëtorët. Vetëm parapamje, mos dërgo asgjë."
  • "Dërgoju punëtorëve dëftesat e pagës për tetorin me e-mail."
  • "Dërgoja Arbenit gjendjen e pushimeve me WhatsApp."

Asistenti e zgjedh vetë këtë veglë. Mund ta kërkosh edhe me emër: "përdor send_employee_reports".

Thirrja ​

Kështu e thërret asistenti veglën për pyetjen e parë:

json
{
  "name": "send_employee_reports",
  "arguments": {
    "reports": [
      "payslip"
    ],
    "month": 10,
    "year": 2026,
    "channel": "email"
  }
}

Parametrat ​

ParametriLlojiDuhetPërshkrimiStandard / vlerat
reportslistëjoÇka përfshin PDF-ja: payslip (dëftesa e pagës), annual_slip (dëftesa vjetore), leave_balance (gjendja e pushimeve). Disa bashkë futen në një PDF për punëtor.
monthnumërjoMuaji (1-12).
yearnumërjoViti, p.sh. 2026.
period_idnumërjoID e periudhës së pagave, në vend të muajit dhe vitit.
as_of_datetekstjoGjendja në këtë datë YYYY-MM-DD. Kur mungon: sot.
employee_idslistëjoPunëtorët. Pa ta, të gjithë ata që kanë pagë në atë periudhë.
employee_idnumërjoNjë punëtor.
department_idnumërjoID e njësisë (degës). Shih get_context.
channeltekstjoemail (standard), whatsapp ose both.email
viatekstjoWhatsApp: auto (numri WhatsApp Business i kompanisë kur e ka, përndryshe lidhja), api ose link.auto
previewpo/jojotrue = vetëm e përgatit dhe e tregon, nuk dërgon asgjë.false
test_emailtekstjoAdresë prove: çdo e-mail shkon aty në vend të punëtorit.
test_phonetekstjoNumër prove: çdo mesazh shkon aty në vend të marrësit.
subjecttekstjoSubjekti i e-mail-it. Pa të, subjekti standard.
bodytekstjoTeksti i e-mail-it. Pa të, teksti standard.
texttekstjoTeksti i mesazhit WhatsApp. @PARTNER, @DEBT, @COUNT, @LINK dhe @COMPANY plotësohen për secilin.
resendpo/jojotrue = e dërgon përsëri edhe kur është dërguar brenda afatit të kompanisë, pasi ta ketë thënë asistenti dhe ti ke pranuar.false
sentpo/jojotrue = regjistron në historik mesazhet që i dërgove vetë me lidhjet WhatsApp.false
link_daysnumërjoSa ditë vlen lidhja e PDF-së.7
country_codetekstjoPrefiksi i shtetit për numrat lokalë, p.sh. 383.383
execution_idtekstjoID e ekzekutimit të skill-it (nga list_skill_executions ose start_skill_execution).
companytekstjoKompania (emri i tenant-it, si e tregon get_context) ku punon thirrja. Duhet kur lidhja ka më shumë se një kompani.

Përgjigjja ​

Parapamja tregon sa punëtorë kanë dëftesë, sa kanë e-mail dhe gjendjen e secilit (gati, pa e-mail, pa të dhëna). Me parapamje nuk dërgohet asgjë; pas "po"-së tënde asistenti ua dërgon secilit dëftesën e vet.

Shënime ​

  • E-mail-i shkon nga e-mail-i i kompanisë te adresa në kartelën e punëtorit; WhatsApp-i te telefoni i kartelës.
  • Deri në 50 punëtorë në një thirrje.
  • Dërgimet regjistrohen te Historiku i komunikimeve.

Finabit AI · Zhvilluar dhe mirëmbajtur nga Terabit