Skip to content

Paneli dhe njoftimet ​

Paneli Finabit Interaktiv ​

Në ChatGPT, Finabit AI hap një panel brenda bisedës:

Hape panelin e Finabit.
Hape panelin e Finabit te pagesat.
PjesaÇka ka
RaportetRaportet e Finabit me filtra
Shitjet / blerjetDokumentet
PagesatPagesat dhe arkëtimet; regjistrimi i një pagese
NjoftimetNjoftimet automatike (më poshtë)

Paneli vetëm lexon përmes veglave të leximit. Kur regjistron nga paneli, së pari përgatitet një draft që vlen 15 minuta (prepare_finabit_action) dhe regjistrohet vetëm pasi ta konfirmosh (commit_finabit_action).

Në klientët pa panel (p.sh. Claude) asistenti përgjigjet me tekst dhe tabela.

Njoftimet ​

Te pjesa Njoftimet e panelit aktivizon njoftime pa e pyetur asistentin:

NgjarjaKur njofton
Përmbledhja ditoreÇdo ditë: shitjet, arkëtimet, gjendja e bankave, borxhet
Shitje e reFaturë shitjeje mbi shumën që cakton, për një njësi ose të gjitha
Blerje e reFaturë blerjeje mbi shumën që cakton
Arkëtim nga klientiPagesë nga klienti mbi shumën minimale
Borxhet e klientëveBorxhe që kalojnë pragun e ditëve
Borxhet ndaj furnitorëveBorxhe që kalojnë pragun e ditëve
Gjendja e arkës / bankësKur gjendja kalon pragun

Ku dërgohen: email, Telegram, WhatsApp, ose në Make / n8n / Zapier (automation) dhe webhook. Njoftimi vlen 30 ditë dhe rinovohet nga paneli; me Dërgo tani e provon menjëherë.

Përmbledhja e mëngjesit në ChatGPT ​

Edhe pa panel, mund ta caktosh në ChatGPT një detyrë të përditshme (Scheduled task) me tekstin "Si shkoi dje në Finabit?". Asistenti përdor get_daily_summary.

Finabit AI · Zhvilluar dhe mirëmbajtur nga Terabit