Skip to content

Hyrja dhe aprovimi ​

1. Hyrja me përdoruesin e Finabit ​

Kur ChatGPT ose Claude lidhet herën e parë, hapet faqja Sign in to Finabit e mcp.finabit.com:

Faqja e hyrjes

FushaÇka shkruan
Tenancy nameEmri i kompanisë, i njëjti si te Kompania në hyrje të Finabit Web
UsernamePërdoruesi yt i Finabit
PasswordFjalëkalimi i Finabit

Kliko Authorize.

2. Aprovimi nga administratori ​

Herën e parë qasja nuk lejohet menjëherë. Shfaqet kjo faqe:

Në pritje të aprovimit

Kërkesa jote shfaqet te administratori i Finabit-it, në Finabit Web › Cilësimet › Siguria › Qasja në MCP, me emrin tënd, asistentin (ChatGPT ose Claude), shfletuesin dhe datën. Pasi ta aprovojë:

  1. Kthehu te ChatGPT ose Claude.
  2. Lidhe sërish konektorin (Connect) dhe hyr njësoj si herën e parë.

Udhëzimi për administratorin: Qasja në MCP.

3. Pas aprovimit ​

  • Aprovimi vlen për përdoruesin, jo për pajisjen: mund të lidhesh nga ChatGPT dhe nga Claude pa aprovim të ri.
  • Asistenti punon me të drejtat e tua në Finabit. Çka nuk mund ta bësh në Finabit, nuk e bën as asistenti.
  • Kur administratori e heq qasjen (Hiq qasjen), lidhja ndalet menjëherë.
  • Qasja skadon pas ditëve pa përdorim të caktuara te Cilësimet e Sigurisë. Pastaj aprovohesh sërish.

Finabit AI · Zhvilluar dhe mirëmbajtur nga Terabit