Pamja
Të rejat: shembuj praktikë
Shembuj nga puna e përditshme me Finabit AI në ChatGPT dhe Claude, me veglat e reja: raportet si PDF dhe me e-mail, e-mail-i nga kompania, pagat e muajit me një kërkesë, ndryshimet në masë, importi me DUD dhe analiza e të dhënave. Fotot janë nga ChatGPT me Finabit AI, në kompaninë test.
Shkruaje kërkesën me fjalë të thjeshta. Për çdo shkrim në Finabit asistenti ta tregon fillimisht çka do të bëjë dhe pret "po"-në tënde. Me "vetëm provo" ose "vetëm parapamje" nuk ruhet dhe nuk dërgohet asgjë.
Raporti si PDF
Çdo raport i Finabit-it del si PDF me kokën e kompanisë, periudhën, tabelën dhe totalet: bruto bilanci sintetik dhe analitik, kartela e kontos, analitika e një klienti ose furnitori, sintetika e konsumatorëve dhe e furnitorëve, si dhe çdo raport tjetër (borxhet, shitjet, arka dhe banka, pagat).

Provo:
- "Më jep bruto bilancin sintetik të këtij viti si PDF."
- "Analitika e klientit Beta Market për tetorin si PDF."
- "Kartela e kontos 2021 nga janari deri sot si PDF."
- "Sintetika e furnitorëve në fund të shtatorit si PDF."
Kur kompania e ka dizajnin e vet të raportit në Finabit, PDF-ja del me atë dizajn. Linku Shkarko PDF vlen 10 minuta. Shih Raporti si PDF.
Raporti me e-mail
Raportin ia dërgon kontabilistit, menaxherit ose klientit drejt nga e-mail-i i kompanisë në Finabit, si PDF ose me tekstin, tabelën dhe grafikun brenda e-mail-it.

Provo:
- "Përgatit e-mail-in me sintetikën e konsumatorëve të këtij viti për financa@firma.com, me PDF-në bashkë. Vetëm më trego çka do të dërgohej."
- "Dërgoja kontabilistit bruto bilancin analitik të tetorit."
- "Dërgo te menaxheri shitjet e muajit sipas ditëve, me grafik në e-mail dhe me PDF."
Shih Raporti me e-mail.
E-mail nga kompania me tabelë ose grafik
Çdo përgjigje të asistentit mund ta dërgosh si e-mail nga adresa e kompanisë: përmbledhjen, tabelën, grafikët dhe një skedar Excel, CSV ose PDF.

Provo:
- "Shkruaj një e-mail të shkurtër për menaxheri@firma.com me përmbledhjen e shitjeve të nëntorit, me një tabelë sipas ditëve. Vetëm ma trego si do të dukej."
- "Dërgoja kontabilistit listën e klientëve që na detyrohen mbi 60 ditë."
E-mail-i niset gjithmonë nga e-mail-i i kompanisë në Finabit, kurrë nga Gmail-i yt. Shih E-mail nga kompania.
Pagat e muajit me një kërkesë
Asistenti e hap periudhën e pagave, kontrollon punëtorët pasivë, e kontabilizon urdhëresën, kontrollon që debia = kredia dhe e mbyll periudhën.

Provo:
- "Kryeji pagat e nëntorit 2026 nga hapja deri te mbyllja. Vetëm provo çka do të ndodhte."
- "Llogariti dhe kontabilizoji pagat e tetorit, por mos e mbyll periudhën."
Kur punon me dy kompani në të njëjtën lidhje:
- "Krahaso pagat e tetorit mes Alfa dhe Alfa 2026: vetëm dallimet." (Krahasimi i pagave)
- "Kopjoji pagat e nëntorit nga Alfa te Alfa 2026 dhe pastaj kryeje muajin atje." (Kopjimi i pagave)
Shih Pagat e muajit nga fillimi deri në fund.
Ndryshimet në masë
Një ndryshim që prek shumë punëtorë, artikuj ose klientë bëhet me një kërkesë: çdo rresht ruhet më vete dhe asistenti ta tregon rezultatin për secilin.

Provo:
- "Rrite pagën me 5% për të gjithë punëtorët aktivë. Vetëm provo dhe më trego tabelën."
- "Vendosja datën e largimit 31.10.2026 dhe statusin pasiv këtyre tre punëtorëve."
Shih Ndryshimi i shumë regjistrimeve.
Importi me DUD
Importi regjistrohet te Blerjet › Importet: Finabit i krijon vetë doganën, TVSH-në e importit, akcizën, çmimet e kostos dhe urdhëresat. Transporti dhe shpenzimet shpërndahen nëpër rreshta, dhe vlerat e DUD-it krahasohen me llogaritjen.
Provo:
- "Regjistro importin: DUD 2026 U 13140, fatura INV-4471 nga Alpha GmbH, 200 copë kafe 1 kg me 6,20 €, dogana 10%, transporti 180 €. Ma trego para se ta ruash."
- Bashkëngjit foton e DUD-it dhe faturën e furnitorit: "Regjistroje këtë import, me vlerat e deklaruara në DUD."
Shih Importi (DUD).
Analiza e të dhënave
Përdoruesit me rolin Administrator në Finabit mund të pyesin për probleme që raportet nuk i shpjegojnë: regjistrime të dyfishuara, dokumente pa urdhëresë, një gjendje që nuk përputhet. Asistenti vetëm lexon dhe përgjigjet me dokumentet dhe shifrat konkrete.

Provo:
- "Analizo të dhënat e Finabit-it: a ka klientë ose furnitorë të dyfishuar me të njëjtin NUI?"
- "Pse saldo e kontos 1610 nuk përputhet me borxhet e furnitorëve në fund të tetorit?"
- "Cilat fatura shitjeje të tetorit nuk kanë urdhëresë kontabël?"
Shih Analiza e të dhënave.
Proceset e reja
- "Rillogarite çmimin mesatar të artikujve nga 1 tetori." (Kalkulimi i çmimit mesatar)
- "Anuloje kontratën me këste 45 dhe fshiji faturat e papaguara të saj."
Shih Proceset e Finabit-it.
